LAJMI I FUNDIT:

Restaurohet Golfi me dy motorë të 1.8-litrave që prodhojnë 650 kuajfuqi, për t’ju rikthyer garës (Foto)

Restaurohet Golfi me dy motorë të 1.8-litrave që prodhojnë 650 kuajfuqi, për t’ju rikthyer garës (Foto)

Golfi i ndërtuar për garën malore Pikes Peak, në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, do të restaurohet për t’i kthyer sërish lavdinë e dikurshme.

Volkswagen do të shfrytëzojë motorin nga I.D. R, në përpjekje që të fitojë në edicionin që zhvillohet në muajin qershor, transmeton Telegrafi.


Kjo do të shënojë përpjekjen e parë, kur 30 vjet më parë Golf ka marrë pjesë në Pikes Peak.

Më 1987, prodhuesi gjerman kishte provuar forcat në shtigjet më të vështira malore, me të vetmin Golf MK II që i kishte dy motorë. Atë e ka vozitur Jochi Kleint dhe ka lëvizur me shpejtësi deri te caku, ku u detyrua të ndalojë shkaku i dështimeve teknike.

Këtë vit, VW po rikthehet që të përfundojë disa punë të pakryera me garën, por kësaj radhe me motor nga I.D. R. Madje, po punohet në garë me kohë, që të restaurohet makina origjinale dhe të kthehet në lavdinë e dikurshme.

Vetura ishte ndërtuar për gjashtë muaj dhe peshonte rreth njëmijë kilogramë, ndërsa ishte ndërtuar vetëm për këtë garë.

Brenda kishte dy motorë me nga 1.8-litra dhe katër cilindra, të huazuara nga Golf II GTI 16 V, që së bashku prodhonin 650 kuajfuqi.

Kur të përfundojë restaurimi dhe të bëhet zhvendosja e motorëve të ri, ata do të prodhojnë 236 dhe 256 kuajfuqi, që së bashku arrijnë deri në 500 njësi. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Auto
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Auto
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Auto
Kalo në kategori