LAJMI I FUNDIT:

Një amerikan caktohet kryeprokuror i ri i Gjykatës Speciale

Një amerikan caktohet kryeprokuror i ri i Gjykatës Speciale

Pas largimit të David Schwediman nga pozita e kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Kosovë, një tjetër amerikan është caktuar të udhëheq me këtë institucion.

Kryeprokuror i ri i Gjykatës Speciale, pritet të jetë prokurori amerikan Jack Smith.


Merret vesh se Smith ka përvojë edhe nga e kaluara në gjykatat jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka shërbyer për një kohë edhe në Sudan, njofton Klan Kosova.

Prokurori amerikan, 48 vjeçar, thuhet të ketë kërkuar rreth një vit kohë për t’u familjarizuar me procedurën dhe lëndët që do të trajtojë Specialja.

Fillimisht mendohej se kryeprokuror do të caktohej Kwai Hong Ip, në mënyrë që ta sigurojë vazhdimësinë dhe ta ruajë ritmin e hetimeve.

Por, kështu nuk ka ndodhur pasi tashmë Jack Smith është caktuar prokuror i ri i Speciales.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori