LAJMI I FUNDIT:

Më 1 maj në Shkup protestojnë gazetarët

Më 1 maj në Shkup protestojnë gazetarët

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial (SPGPM) u bën thirrje gazetarëve të Maqedonisë që për 1 maj, në ora 13:00 të dalin në protestë.

Sipas tyre, përmes kësaj proteste do të kërkohet ndërprerja e injorimit të problemit të kushteve të punës për gazetarët dhe punëtorët medial.

SPGPM-ja konsideron se gazetarët dhe punëtorët medial në Maqedoni paguhen nën mesataren shtetërore. Kjo organizatë kritikon kushtet e punës, aspektin menaxhues që e ka shndërruar gazetarinë në biznes, duke e harruar rolin shoqëror dhe përgjegjësinë që e kanë.


SPGPM-ja vlerëson se niveli i lirisë në media nuk matet me numrin e mediave, por me pavarësinë redaktuese, besueshmërinë dhe integritetin e gazetarisë që praktikohet./Telegrafi/