Harmonia, respekti i ndërsjellë, toleranca, mirëkuptimi, vlerësimi reciprok dhe solidariteti janë tiparet e raporteve mes besimeve fetare në Shqipëri dhe ruajtja e besimit fetar ka kaluar nëpër një kalvar të gjatë përpjekjesh dhe sakrificash.
Kështu ka deklaruar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një darke zyrtare që shtroi për nder të Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë, Shenjtërisë së Tij Kirill, me rastin e vizitës historike në Shqipëri.
Presidenti Meta me këtë rast ka thënë se vizita e Patriarkut Kirill përkon me 97-vjetorin e shpalljes së autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë si dhe me 81-vjetorin e njohjes kanonike të saj në prill të vitit 1937, thuhet në komunikatën për media të Presidencës së Shqipërisë.
Duke përkujtuar se kjo kohë e errët e historisë së besimit në Shqipëri mori fund në vitin 1990, me ndryshimet demokratike, kreu i shtetit shqiptar ka shprehur mirënjohjen për të gjithë prijësit e bashkësive fetare për misionin hyjnor, në funksion të përhapjes së fjalëve të Zotit dhe mësimeve të shenjta.
“Harmonia, respekti i ndërsjellë, toleranca, mirëkuptimi, vlerësimi reciprok dhe solidariteti janë tiparet e raporteve mes besimeve fetare në Shqipëri dhe ruajtja e besimit fetar ka kaluar nëpër një kalvar të gjatë përpjekjesh dhe sakrificash. Shumë nga klerikët u burgosën, u internuan ose u martirizuan nga regjimi më i ashpër komunist i kohës. Me qindra objekte të kultit u rrafshuan e u rrënuan si dhe klerikët e udhëheqësit shpirtërorë të bashkësive fetare, u persekutuan pa mëshirë”, tha presidenti Meta.
Ai tha se gjuha e urrejtjes, terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet dhe luftërat me pasoja të rënda humanitare janë sot rreziku më i madh për njerëzimin, ndërsa porositi se feja nuk duhet përdorur në shërbim të qëllimeve të dhunshme, por të jetë në shërbim të paqes, dashurisë dhe harmonisë
Ndërsa patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë, Shenjtëria e Tij Kirill tha se kishat ortodokse të Rusisë dhe Shqipërisë kanë tradita shumëvjeçare të marrëdhënieve më të mira, ndërsa popullit shqiptar i uroi paqe dhe begati.
Ndryshe, Vladimir Mikhailovich Gundyayev është emri laik i Kirilit, patriarkut të Moskës dhe të gjithë Rusisë, një figurë mjaft e njohur jo vetëm brenda Rusisë dhe e lakuar shpesh nga mediat për kontradiktat që ai ka krijuar.
Kirili u lind në nëntor 1946, në një familje fetare dhe në të njëzetat u angazhua në jetën e kishës duke ngjitur shkallët e hierarkisë së saj, por vetëm pas viteve ‘90 do të ngrihej fama e tij.
Para se të bëhej patriark në shkurt 2009, Kirili shërbeu si arqipeshk dhe më vonë Metropolit i Smolenskut dhe Kalinigradit, si edhe kryetar i departamentit të kishës ortodokse për lidhjet e kishës me jashtë.
Në këtë post Kirili shkaktoi edhe polemikat e para, pasi mori nofkën “Metropoliti i duhanit” dhe u akuzua nga mediat se kishte fituar miliona duke shfrytëzuar të drejtën që ju dha kishës për të importuar cigare pa taksa në vitet ‘90, asgjë e provuar deri më sot.
Kirili u përball ashpër me krahun konservator të Kishës ortodokse ruse që e akuzuan se po afrohej me kishën katolike, megjithatë në 2016-n ai u bë patriarku i parë i kishës ruse që u takua me një papë, pikërisht Papën Françesku.
Në çështjet kulturore dhe sociale, kisha nën drejtimin e Kirilit ka bashkëpunuar shumë me shtetin rus të Vladimir Putin dhe Kirili ka mbështetur zgjerimin e fuqisë ruse në Krime dhe Ukrainën lindore.
Një nga komentet më të njohura të Kirili është ai për të drejtat e njeriut, të cilat i cilësoi herezi dhe në kundërshtim me Biblën, megjithëse nuk sqaroi se cilat të drejta të njeriut ai kundërshtonte.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj