LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë-maratona, këto rrugë do të bllokohen sot në Prishtinë (Skica)

Gjysmë-maratona, këto rrugë do të bllokohen sot në Prishtinë (Skica)

Me rastin e mbajtjes që Gjysmë-maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2018”, drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin lëvizjet me vetura, apo të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Kjo drejtori ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në rajonin e Prishtinës me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut .


Gjysmë maratona do të mbahet në Rajonin e Prishtinës, duke i shfrytëzuar rrugët në rajonet e stacioneve Policore Qendra, Jugu, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Meqenëse kryeqyteti gravitohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh, duke vlerësuar se bllokimi i segmenteve të caktuar rrugore paraqet vështirësi në rrjedhën normale të komunikacionit, gjatë kohës  që do të zhvillohet gjysmë maratona pjesëtarët policorë do të merret me  ri drejtimin e  komunikacionit.

Për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten, në qarkullimin rrugor, policia kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusin qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre me vetura ose të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundim të këtij aktiviteti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori