Vetëm një hetim i plotë nga ana e Prokurorisë së Shtetit mund t`u japë shpresë qytetarëve të vendit se situata të tilla çfarë ishte ajo me gjashtë shtetasit turq nuk do përsëritet më. Kështu ka deklaruar Avokati i Popullit Hilmi Jashari për Emisionin “Drejtësia në Kosovë”.
Jashari ka thënë se zyrtarët e shtetit, përfshirë edhe ata të policisë, duhet të jenë mirë të informuar kur kemi të bëjmë me situata të tilla ku rrezikohet shkelja e të drejtave të njeriut.
“Unë besoj që Policia e Kosovës kanë pasur, sidomos vendimmarrësit duhet të jenë shumë mirë të informuar, sepse është njëra prej situatave ndoshta me delikate në fushën e të drejtave të njeriut kur merret vendim kur një person akuzohet për vepër të rëndë penale t`i përcillet autoritetit tjetër. Nga perspektiva e të drejtave të njeriut që është mandati ynë është shkelje shumë e rënde e këtyre garancive edhe kushtetuese edhe ligjore ne sistemin tonë juridik”, ka thënë ai.
Jashari ka deklaruar se për kredibilitetin e një shteti që synon të ndërtohet mbi bazën e parimeve demokratike dhe në kuptimin që synon të përfshihet në mekanizma regjionalë edhe ndërkombëtarë, sikurse është Këshilli i Europës apo Bashkimi Europian, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut janë standarde që vlerësohen me seriozitet shumë të madh.
“Unë po besoj që në të ardhmen e afërt kemi me i pa vlerësimet e këtyre mekanizmave që ata e kanë për këtë situatë, sepse veç kanë filluar një proces të vlerësimit, mirëpo kjo sigurisht do të ndodhë paksa më vonë. Mirëpo definitivisht nuk i ka bërë as nder në kuptimin e respektimit të drejtave të njeriut e as kredibilitetit si shtet për të siguruar qytetarët në territorin e saj që i nënshtrohen një standardi ndërkombëtar të drejtave të njeriut që është synim po besoj i të gjitha shteteve demokratike”, ka thënë Jashari.
Avokati i Popullit ka deklaruar se Prokurori i Shtetit ishte dashur që menjëherë të nisë një hetim ndaj gjithë zyrtarëve të shtetit të cilët ishin të përfshirë në arrestimin dhe ekstradimin e gjashtë shtetasve turq. Sipas tij, pas gjithë atyre shkeljeve duke filluar nga Kushtetuta e vendit, ligjeve në fuqi dhe konventave europiane për të drejtat e njeriut.
“Kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtave absolute edhe kuptimi absolut që i është dhënë këtyre neneve të cilat ne i diskutuam ka për qëllim për t`i vënë prioritetin, ose për t`i vënë kulmin e të gjithë piramidës së të drejtave të njeriut në këto standarde. Ngase jo të gjitha nenet e konventës kanë një karakter të tillë absolut. Disa prej neneve të konventës europiane u lihen në diskrecion të shteteve për të rregulluar në atë kuptimin që qysh e sheh shteti mënyrën më të arsyeshme për të vendosur për të drejtën e qytetarëve të vet. Mirëpo në këto situata ky rregull bën përjashtim si standard ndërkombëtar edhe nuk i lë në diskrecion të shtetit për të vendosur se si të duan ta rregullojnë këtë punë brenda kufijve të shtetit tënd. Mirëpo, është detyrim ndërkombëtar edhe është që nuk guxon me u shkelë në asnjë situatë”, ka deklaruar Avokati i Popullit.
Sipas tij, një hetim nga ana e Prokurorisë i bën nder vendit, së paku për të riparuar pasojat eventuale, për të evidentuar fajtorët, ose përgjegjësit që qëndrojnë prapa rastit të arrestimit dhe ekstradimit të gjashtë shtetasve turq.
Jashari ka thënë se situata bëhet edhe me delikate në kuptimin e inicimit të procedurave nga ana e gjashtë shtetasve turq të cilave sipas raporti të Avokatit të Popullit u janë shkelur të drejtat themelore të njeriut nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Këtu situata bëhet edhe më delikate dhe për mendimin tim edhe paska e pashpresë për faktin se Kosova ende nuk është anëtare e asnjë mekanizmi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, me përjashtim dy që realisht nuk iu referohen situatave të këtilla. Nuk kanë mundësi për të sfiduar eventualisht vendimet e autoriteteve të Republikës së Kosovës ta zëmë në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut për shkak se Kosova ende nuk e ka ratifikuar një konventë të tillë dhe nuk është palë ndërgjygjësore në këtë gjykatë. Prandaj gjithçka mbetet brenda mekanizmave vendorë”, ka thënë ai.
Avokati i Popullit ka deklaruar se prej vlerësimeve që kanë nxjerrë në raport është fakti që shtetasit turq do duhej të kompensoheshin për shkeljet që u janë bërë.
“Po do të duhej të kompensohen këta qytetarë për shkeljen që u është bërë, sepse siç e thamë është njëra prej shkeljeve më të rënda. Dhe në raste kur evidentohen dhe nëse edhe ne në raport që po janë shkelje të drejtave të njeriut, atëherë institucionet e Kosovës do duhej të kompensonin këta qytetarë për shkeljen që iu është bërë. Është satisfaksioni i vetëm në situata të tilla kur ekzistojnë shkelje të drejtave të njeriut për t`i kompensuar”, ka thënë ai.
Jashari ka thënë se në raste se institucionet e vendit nuk i përfillin rekomandimet që dalin nga raporti i Avokatit të Popullit, atëherë kjo përbën shkeljen e radhës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova