LAJMI I FUNDIT:

Lundruesi u rrëzua nga delfini që doli papritmas prej ujit (Video)

Lundruesi u rrëzua nga delfini që doli papritmas prej ujit (Video)

Gjatë lundrimit në bregun e Gracetown të Australisë, burri i njohur vetëm si Andrew ka pasur një përplasje të pazakontë me një delfin.

Ky i fundit që ishte së bashku me grupin, duke shkuar pas një tufe peshqish, u hodh dhe e rrëzoi në ujë 54-vjeçarin, transmeton Telegrafi.


“Njëri prej tyre u hodh sipër dhe më goditi, për të më rrëzuar njëherë e mire. Ia heqë kapelën, u përshtat me mua shumë” ka thënë me mahi Andrew.

Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale, pasi u filmua rastësisht nga një i pranishëm që ndodhej në bregdet. /Telegrafi/