LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortja e Granit Xhakës ndihet si princeshë teksa vallëzon nën ritmet e muzikës shqipe

Bashkëshortja e Granit Xhakës ndihet si princeshë teksa vallëzon nën ritmet e muzikës shqipe

Leonita Lekaj shpeshherë është bërë temë e medieve rozë dhe kësaj radhe ka tërhequr vëmendjen.

Bashkëshortja e futbollistit të Arsenalit, Granit Xhakës, këto ditë po qëndron në vendlindje, Kosovë.

Pos që po eksploron bukuritë shqiptare, së fundi ajo ka marrë pjesë edhe në një gazmend familjar.


https://www.instagram.com/p/BiGxe25AsEY/?taken-by=__ll.gx__

Bukuroshja shqiptare ka publikuar disa fotografi dhe një video teksa vallëzon për mrekulli e veshur në një fustan ngjyrë vjollce.

“Ndihem si princeshë”, shkruan ndër të tjerash Lekaj teksa ka sjell imazhe prej vallëzimit nën ritmin e muzikës shqipe.

https://www.instagram.com/p/BiGx95BgmpK/?taken-by=__ll.gx__

Javën që po lëmë pas ajo ishte për pushime edhe në qytetin turistik të Dubait teksa e shoqëronin kunata, bashkëshortja e Taulant Xhakës, Arbnora si dhe vjehrrit.

Ndryshe, Graniti pritet të paraqitet nesër në takimin mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BiGyHRJABh0/?taken-by=__ll.gx__