LAJMI I FUNDIT:

Robertson: Pa konsensus, Maqedonia nuk do të anëtarësohet në NATO

Robertson: Pa konsensus, Maqedonia nuk do të anëtarësohet në NATO

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, i cili është lideri i grupit të ri joformal “Grupi Ohri”, për mbështetje të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, në një intervistë për AIM ka folur për situatën në Maqedoni dhe çështjen e emrit me Greqinë.

I pyetur se gjatë vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, ai dha mesazh se nuk do të ketë anëtarësim në NATO pa zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, ai tha se Stoltenberg ka përmendur vetëm fakte.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka dhënë fakt. Parimi në të cilin mbështetet NATO është se asnjë vendim nuk do të merret pa konsensus. Nëse nuk ka konsensus, vendi juaj nuk mund të anëtarësohet në NATO, ky është fakt”, tha Robertson, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Robertson ka qenë sekretar i përgjithshëm i NATO-s në vitet 1999 deri 2004 dhe disa herë e ka vizituar Maqedoninë, sidomos gjatë kohës së krizës së 2001 dhe është njëri nga diplomatët që ka ndihmuar në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori