LAJMI I FUNDIT:

Lekaj nënshkruan kontratën për fillimin e punimeve në autoudhën Prishtinë – Mitrovicë

Lekaj nënshkruan kontratën për fillimin e punimeve në autoudhën Prishtinë – Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve në autoudhën “Zahir Pajaziti – Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Lekaj ka thënë se kjo atoudhë  është lënë pas dore dhe nën pluhurin e sirtarëve në Ministrinë e Infrastrukturës qe pesë vite.

“Ashtu siç jemi zotuar në ditën tonë të parë të punës së Qeverisë Hardinaj, Mitrovica nuk do të jetë më e harruar në projektet kapitale zhvillimore për vendin. Sot rruga, nesër Trepça e kështu do të vazhdohet deri në zhvillimin dhe integrimin e plotë të këtij qyteti dikur ndër me të rëndësishmit për ekonominë e Republikës së Kosovës.

Sot nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve për Autoudhën “Zahir Pajaziti – Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë, e lënë pas dore dhe nën pluhurin e sirtarëve në Ministrinë e Infrastrukturës që pesë vite.

Segmenti i dytë kësaj autoudhë do të fillojë në maj të këtij viti dhe do të përfundojë brenda 24 muajve. Në ndërkohë ne vazhdojmë të punojmë pandalshëm për dy segmentet e mbetura, që poashtu financohen nga Fondet Arabe. Urime Mitrovicë dhe Vushtrri! Urime Kosovë!”, ka shkruar Lekaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës

BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës

Lajme
KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

Lajme
Do vijojë të jetë “non grata” në Britani, vjen reagimi i Berishës pasi humbi gjyqin në Apel

Do vijojë të jetë “non grata” në Britani, vjen reagimi i Berishës pasi humbi gjyqin në Apel

Lajme
Mickoski: Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione

Mickoski: Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione

Politikë
Kalo në kategori