LAJMI I FUNDIT:

Koordinatorja e re e OKB-së për Zhvillim arrin në Kosovë

Koordinatorja e re e OKB-së për Zhvillim arrin në Kosovë

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë njoftuar se për ardhjen e Koordinatores së OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, Ulrika Richardson e cila mori detyrën e saj më 26 prill.

Para ardhjes në Kosovë, Richardson ishte Koordinatore e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, UNICEF-it dhe UNFPA-së në Kepin e Gjelbër (Amerika Latine – Cabo Verde) që nga marsi i vitit 2013. Më parë, ajo shërbeu si Përfaqësuese e UNDP-së në Gabon dhe Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme në Turqi (2007- 2012) dhe Kubë (2004-2007).

Interesimi i saj për çështje ndërkombëtare filloi me këshillin suedez të emigracionit në vitin 1993 dhe jeta e saj profesionale në fushën e zhvillimit, përfshin punën me vullnetarët e OKB-së, ku ajo zhvilloi një program këshillues global për çështje gjinore, me Bankën Afrikane të Zhvillimit në Bregun e Fildishtë dhe përfaqësinë suedeze në Gvinea Bisao.


Ajo ka të kryera studimet pasuniversitare në fushën e Ekonomisë së Zhvillimit në Universitetin e Göteborgut dhe Psikologjisë Sociale në Universitetin e Lundit në Suedi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori