LAJMI I FUNDIT:

Pajtimi historik i Koresë së Veriut dhe të Jugut: Kim dhe Moon i japin fund luftës 68 vjeçare (Foto)

Pajtimi historik i Koresë së Veriut dhe të Jugut: Kim dhe Moon i japin fund luftës 68 vjeçare (Foto)

Sot e gjithë bota ka drejtuar sytë kah Koreja e Jugut, ku është duke u zhvilluar takimi historik mes liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe nikoqirit Moon Jae-in, shkruan Bloomberg.

Raportohet se ata janë pajtuar që do t’i japin fund luftës 68-vjeçare, dhe të punojnë në “denuklearizimin e plotë” të gadishullit korean, transmeton Telegrafi.


Të dy presidentët kanë bërë publik marrëveshjen e tyre pas takimit historik në vijën kufitare që ndanë dy vendet, ku lideri i Koresë së Veriut për herë të parë ka shkelur në territorin e Koresë së Jugut.

Këto dy vende teknikisht kanë qenë në luftë që nga viti 1950, kurse marrëveshja për paqe kurrë zyrtarisht nuk është nënshkruar.

Pas 65 viteve, Kim Jong bëhet lideri i parë i Koresë së Veriut që kalon kufirin dhe takohet me presidentin e Koresë së Jugut
Lexo po ashtu Pas 65 viteve, Kim Jong bëhet lideri i parë i Koresë së Veriut që kalon kufirin dhe takohet me presidentin e Koresë së Jugut

Dy Koretë kanë konfirmuar qëllimin e tyre të përbashkët – të eliminojnë në tërësi armët bërthamore në Gadishullin korean – thuhet në një deklaratë të përbashkët që e kanë nënshkruar sot liderët e dy  vendeve.

“Në Gadishullin korean më nuk do të ketë luftë, ka filluar epoka e re e paqes”, thuhet në deklaratën

Kim dhe Moon gjithashtu kanë njoftuar, se gjatë muajit të ardhshëm do të ndodhin takime tjera me zyrtarë ushtarakë të dy vendeve që do të kërkojnë “të çarmatosen”, duke mos dhënë detaje tjera.

Ata kanë paralajmëruar që edhe zyrtarisht ta shpallin rezolutën për luftën, kurse deri në fund të vitit të arrihet marrëveshja për paqe. /Telegrafi/