Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk shprehu përkushtimin e BE-së për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjë e cila sipas tij do të theksohet edhe në samitin e majit në Sofje të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë edhe Kosova.
Ai tha se BE-ja duhet të dëshmojë mbështetjen e palëkundur për perspektivën e rajonit.
“BE duhet të dëshmojë mbështetjen e palëkundur për perspektivën e rajonit. BE është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për tërë rajonin. Samiti duhet të përmirësojë lidhjet brenda rajonit. Ne do ta përdorim samitin për të diskutuar se si do t’i trajtojmë disa sfida të përbashkëta të sigurisë”, u shpreh ai.
Tusk u shpreh optimist në lidhje me zhvillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Pa normalizim gjithëpërfshirës dhe pa implementimin e plotë te marrëveshjeve nuk shoh se si mund të bëhet një ndryshim dhe përmirësim i marrëdhënieve. Pas takimit që realizova me presidentin e Serbisë, Aleksnder Vuçiq dhe sot me presidentin tuaj Hashim Thaçin, jam shumë më optimist”, tha ai.
Zyrtari evropian ka përgëzuar institucionet e Kosovës për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, gjë e cila sipas tij, mundëson afrimin drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i vetëm në rajon që nuk gëzon këtë të drejtë.
Tusk ka folur edhe rreth luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon konsensus politik. Besoni se të gjithë kolegët e mi në Bruksel i çmojnë lart të arriturat tuaja. Kjo mund të shërbejë dhe si model për fqinjët tuaj”, u shpreh ai.
Ndërkaq, presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se me presidentin Tusk patën një takim shumë miqësor dhe diskutuan hapur për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE.
“Me Presidentin Tusk patëm një takim shumë miqësor dhe diskutuam hapur për procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE. Në këtë aspekt, unë ia shpalosa përpjekjet tona për thellimin e reformave në kuadër të agjendës evropiane, por edhe rolin tonë konstruktiv në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë. Bashkimi Evropian dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, nuk ka qenë kurrë më afër njëri tjetrit se sot. Mirëpo mendoj që të dy palët, pra BE-ja dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë kuptuar se bashkërisht mund të bëjmë shumë më shumë që sa më shpejt të realizojmë në praktikë, atë çfarë BE-ja e ka riaktualizuar në mënyrë të qartë përsëri, 15 vite nga Samiti i Selanikut – pra anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka thënë Thaçi.
Ai po ashtu tha se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, do të kenë mundësinë në samitin e Sofies të reflektojnë për arritjet e shumta që janë bërë në rrugëtimin e përbashkët, si dhe për sfidat e procesit.
“Prandaj, në çdo rrethanë e konsideroj si të arritur që 15 vite më vonë, tani në Samitin e Sofjes, të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, do të kenë mundësinë që përballë njëri tjetrit të reflektojmë për arritjet e shumta që janë bërë në rrugëtimin tonë të përbashkët, por padyshim edhe për sfidat e procesit. Gjithsesi pres që ky të jetë një moment që do të nxis edhe një reflektim për rëndësinë strategjike të integrimit tonë”, tha ndër të tjera ai.
Presidenti Thaçi gjatë konferencës tha se Kosova ka një nevojë urgjente për të përshpejtuar hapat e saj drejt anëtarësimit në BE.
“Kosova është e bekuar sepse reflekton një mbështetje qytetare absolute ndaj BE-së dhe vlerave të saj. Mirëpo Kosova ka nevojë për konkretizim të perspektivës të vetë evropiane dhe ambicia e jonë minimale është që në një periudhe sa më të shkurtër, të marrim statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Prandaj, ne do të japim kontributin tonë të plotë në agjendën e këtij samiti që do të mbuloj një gamë çështjes të rëndësishme përfshirë: përmirësimin e ndërlidhshmërinë njerëzore dhe infrastrukturore, bashkëpunimin ekonomik, energjisë, bashkëpunimit rinor dhe kulturor. Gjithashtu do të adresojmë edhe sfidat e përbashkëta të sigurisë si kontrabanda me migrues, terrorizmin dhe luftën ndaj krimit të organizuar”, u shpreh Thaçi.
Thaçi tha se është krijuar një momentum pozitiv, mirëpo sipas tij ka shumë gjëra që duhet të tejkalohen, pengesat politike.
“Në këtë drejtim folëm për përkushtimin tonë për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Ky përkushtim nënkupton zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani por edhe lëvizjen drejt një marrëveshje përfundimtare të obligueshme ligjërisht që do mundësoj njohje reciproke dhe integrimin në BE”, theksoi Thaçi.
Ai po ashtu potencoi se Kosova është e interesuar jo vetëm të vazhdojë dialogun me Serbinë, por edhe ta kthejë atë në një proces të mirëfilltë të pajtimit dhe të ndërtimit të paqes së qëndrueshme në rajon.
“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që do të diskutoj edhe në Berlin, në takimin me kancelaren Gjermane, Merkel që do të ndodhë në një datë tepër simbolike, pikërisht me 9 Maj në Ditën e Evropës”, ka thënë Thaçi duke shtuar se në takim po ashtu u diskutua edhe për çështjen më urgjente në rrugën tonë evropiane, pra liberalizimin e vizave. “I kemi përmbushur të gjitha kushtet që i ka vënë BE-ja dhe kërkova edhe një here mbështetjen dhe përshpejtimin e procesit të vendimmarrjes që do të kaloj edhe në Këshillin e BE-së”.
Ndryshe, Donald Tusk ndodhet për vizitë në Kosovën në kuadër të turit të tij disa ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë të cilit ka qëndruar edhe në Tiranë, Podgoricë dhe Beograd, për të përgatitur samitin e BE së që mbahet në Sofje më 17 maj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Spitalit të Strugës: Fëmija që ndërroi jetë kishte paralizë cerebrale, ishte në gjendje të rëndë
Ramush Haradinaj: Deçani do të bëhet adresë ballkanike e turizmit dimëror
Zëdhënësi i LDK-së kërkon mobilizimin e mbështetësve për të siguruar fitoren në zgjedhje
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos