LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Prioritet mbrojtja intelektuale, po luftojmë falsifikimin dhe piraterinë

Hasani: Prioritet mbrojtja intelektuale, po luftojmë falsifikimin dhe piraterinë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se po punon për forcimin e pronës Intelektuale si prioritet i ministrisë dhe si obligimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Ai ka thënë se bashkë me institucionet tjera po e luftojnë piraterinë dhe falsifikimin. “Falsifikimit të Produkteve; Piraterisë dhe dukuri të ngjashme, që janë preokupim dhe problem i shumë vendeve të botës, prandaj, është e një rëndësie të veçantë që këto dukuri negative të luftohen dhe në Kosovë”, ka thënë Hasani, në konferencën për “Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Fillimisht dua t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj sot për të shënuar “Ditën botërore të pronësisë intelektuale”, së bashku me të gjitha vendet tjera të Organizatës Botërore për Pronësi Intelektuale e cila këtë vit mbahet me moton “ Forca e Ndryshimit: Gratë ne Inovacion dhe Krijimtari”. Duke ditur se Agjencia e Pronësisë Industriale është pjesë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dua të ritheksoj përkrahjen time të vazhdueshme karshi forcimit të sistemit të pronësisë intelektuale në Kosovë. Forcimi i këtij sistemi është prioritet i ministrisë dhe do të vazhdojë si i tillë deri në përmbushjen e plotë të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE-në.


Pronësia intelektuale ka një rëndësi të veçantë ekonomike për biznesin dhe vlerësohet se 70-80% e aseteve të një kompanie në vendet me ekonomi të bazuar në dije përbëhet nga pasuria jo-fizike ose kapitali intelektual, andaj ne jemi dhe do të jemi të fokusuar në ngritjen e sistemit të pronës Intelektuale dhe miratimin e gjithë infrastrukturës ligjore të nevojshme, si dhe në ngritjen dhe fuqizimin e mëtejme të infrastrukturës institucionale duke rritur kapacitetet e tyre fizike dhe buxhetore për të ndaluar luftimin e dukurive negative të përdorimit të paautorizuar të markës tregtare; prodhimit, eksportimit dhe shitjes së patentave pa licencë; falsifikimit të produkteve; piraterisë dhe dukuri të ngjashme, që janë preokupim dhe problem i shumë vendeve të botës.

Prandaj është e një rëndësie të veçantë që këto dukuri negative të luftohen dhe në Kosovë. Ne duam të kemi një ekonomi të tregut te zhvilluar si bazë të kësaj ekonomie duhet të vendosim inovacionin dhe konkurrueshmerinë, bazuar në studimet e fundit të 20 vendeve të perceptuara me sistemet më të mira për mbrojtjen e pronës intelektuale renditeshim ndër 27 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të konkurruesmërisë dhe rritjes ekonomike sipas Forumit Ekonomik Botërore (WorldEconomic Forum), ndërsa 20 vendet e perceptuara si vendet me mbrojtjen apo sistemin më të dobët të pronësisë intelektuale bënim pjesë në grupin e 36 të vendeve të renditura të fundit për konkurrueshmërinë dhe rritjen ekonomike.Kjo dëshmon se përse ne duhet t’i kushtojmë një kujdes të shtuar rritjes së inovacionit në ndërmarrje dhe përmes kësaj do të rritet edhekonkurrushmëria.

Rëndësia e mbrojtës së Pronës Intelektuale të ndërmarrjes nuk qëndron thjesht tek roli që ajo mund të luajë në pakësimin ose rikthimin e humbjeve ekonomike që vijnë nga shkeljet e pronësisë intelektuale të saj, por para se gjithash, tek ruajtja nga shkatërrimi i tregut të ndërmarrjes, prishja e imazhit dhe besueshmërisë së klientëve në emrin dhe produktet apo shërbimet e ndërmarrjes. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përmes Agjencisë për Pronësi Industriale (API), është në bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha institucionet tjera te ndërlidhura me zbatimin e te drejtave te Pronës Intelektuale posaçërisht pronës Industriale, e realizuar edhe përmes Këshillit Shtetërorë Për Pronësi Intelektuale; Task Forcës Kundër Piraterisë, forcimit te institucioneve gjegjëse, informimit te qytetarëve tanë për rëndësinë e zbatimit te këtyre të drejtave në mënyrë që qytetarët dhe komuniteti i biznesit të jenë më të vetëdijshëm për rëndësinë e mbrojtjes së shpikjeve të markave dhe dizajneve të produkteve të tyre.

Agjencia e Pronësisë Industriale gjatë vitit kalendarik të punës ka kryer apo printuar 9900 dokumente dalëse që janë komunikime të drejtpërdrejta me aplikuesit dhe janë kryer mbi 29000 procedura te brendshme. Sot numri i përgjithshëm i regjistrimeve të markave tregtare në API është mbi 26000, ku me ritmin e tanishëm të punës është arritur të zvogëlohet koha për regjistrimin e objekteve të pronës industriale, Agjencia është në përfundim të digjitalizimit të arkivës, duke përfunduar procesin e plote të skanimit. Gjithashtu është bërë publikimi i regjistrit të objekteve të pronësisë industriale, ku sot regjistri i Agjencisësë Pronësisë Industriale është publik dhe komunikon me 105 gjuhë botërore, që ka rritur transparencën ne API, ku aplikuesit kanë qasje në regjistrin e objekteve të pronës industriale përmes ueb-faqes së API-së. API po punon edhe në fushën e re dhe specifike si ajo e treguesve gjeografikë.

API është duke punuar me prodhuesit e qumështit dhe produkteve nga rajoni i “Sharrit” dhe rajone tjera te Kosovës për identifikimin e produkteve që mund të mbrohen me tregues gjeografikë. Janë pikërisht këto të dhëna përmes të cilave dua të theksojë që MTI përmes API-së, Inspektoratit të Tregut, Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, është e përkushtuar që të sigurojë një ambient sa më të shëndoshë për konsumatorët tanë. Dhe jo vetëm kaq, ne duam të sigurohemi që përmes mbrojtjes së pronësisë intelektuale të inkurajojmë zhvillimet e reja teknologjike, nxisim inovacionin dhe shpikjet, dhe të mbrojmë reputacionin e brendeve të kompanive vendore dhe ndërkombëtare.

Së fundi dua të përgëzoj dhe falënderoj stafin e Agjencisë për Pronësi Industriale për angazhimin maksimal dhe suksesin e arritur në procesin e regjistrimit dhe administrimin efektivë të objekteve të pronësisë industriale bazuar në transparencë, zbatim të ligjit me përpikëri, ku të gjitha këtë janë ndërmarrë me qellim të përmirësimit dhe shpejtësisë se ofrimit të shërbimit për palët.

Prandaj, në fund, dua të ritheksoj edhe një herë përkushtimin e MTI-së dhe të gjitha institucioneve gjegjëse për administrimin dhe zbatimin e te drejtave të Pronës Intelektuale për ngritjen e një sistemi efikas për mbrojtjen e këtyre të drejtave, ku si faze e parë do të jetë ri-mandatimi me përgjegjësi të reja të Këshillit Shtetëror për Pronësinë Intelektuale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Kalo në kategori