LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Aspirata jonë është t’i bashkohemi Aleancës Veri-Atlantike

Haradinaj: Aspirata jonë është t’i bashkohemi Aleancës Veri-Atlantike

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se aspiratë e tyre është që Kosova t’i bashkohet Aleancës Veri-Atlantike.

Haradinaj këto komente i bëri në konferencën e 8-të të organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me temën “FSK dhe Partnerët”.

“Ua kemi borxh të jemi partner me ju, sepse na keni ndihmuar në kohëra kritike dhe të jemi këtu ku jemi sot”, tha Haradinaj.


Kryeministri me këtë rast tha Forca e Sigurisë së Kosovës reflekton të vërtetën e Kosovës dhe kjo e vërtetë është që të gjithë ne, çdo qytetar i këtij vendi, të ndjehet si në shtëpinë e tij, qoftë shqiptar, serb, turk, rom ashkali, egjiptian, boshnjak.

“Sot, jemi në një institucion, që është shtëpia e të gjithëve. Aspirata jonë është që t’i bashkohemi familjes së Aleancës Veri-Atlantike dhe t’i kontribuojmë paqes”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se tranzicioni i Forcës së Sigurisë dhe mandati kushtetues i saj, nuk do të ndërrojë themelin e shtetit tonë dhe misionin e vizionin e shoqërisë sonë.

Haradinaj gjatë kësaj konference përmendi rolin e KFOR-it që ka pasur gjatë këtyre viteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rëndësinë që FSK-ja të fuqizohet edhe më tepër dhe të bëhet partner me NATO-n.

Ndërkaq, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha tha se FSK-ja vazhdon edhe më tutje të jetë institucioni më i besueshëm në vend dhe ky vlerësim është falë angazhimit dhe përkushtimit të të gjithë pjesëtarëve të Forcës dhe bashkëpunimit që ka me partnerët ndërkombëtar.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci, si dhe ambasadorë të vendeve mike dhe partnere, atashetë ushtarakë të akredituar në Prishtinë,  përfaqësues nga Presidenca, Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, KFOR-i, nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori