LAJMI I FUNDIT:

Deputeja e PDK-së thotë se LDK nuk i ka numrat që ta çojë vendin në zgjedhje

Deputeja e PDK-së thotë se LDK nuk i ka numrat që ta çojë vendin në zgjedhje

Blerta Deliu- Kodra, deputete e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, ka deklaruar se ata nuk pranojnë ultimatume për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deputetja Deliu-Kodra tha se zgjedhjet nuk janë prioritet dhe për këtë nuk ka asnjë diskutim në PDK.

Ajo deklaroi se edhe LDK-ja që po flet shumë për zgjedhjet e reja, nuk ka vota.


“LDK sigurisht nuk i ka votat pavarësisht se thotë se mund ta çojë vendin në zgjedhje. Po t’i kishin votat ata nuk do të ftonin tryezë për të diskutuar edhe për këtë temë”, ka deklaruar Deliu-Kodra, për RTK.

Ajo ripërsëriti se PDK-ja është ajo që mund ta çojë vendin në zgjedhje, por sipas saj kjo nuk është në agjendë.

Deputetja Deliu- Kodra nuk u shfaq shumë optimiste për konsensus nacional, por e vlerësoi tryezën e sotme dhe shfaqi shpresën që në tryezën e ardhshme që do të organizohet nga PDK, të ketë të paktën përafrim për tema të caktuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori