LAJMI I FUNDIT:

Naim Rexha, emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë

Naim Rexha, emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas emërimit të ish-drejtorit të Policisë së Kosovës në pozitën e Shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, pozitën e drejtorit të përgjithshëm e ushtron zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Naim Rexha.

Zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës është e rregulluar me Ligjin për Policinë, neni 39, paragrafi 3: “Në rastet e lirimit, shkarkimit apo suspendimit të drejtorit të përgjithshëm, kryeministri menjëherë emëron njërin nga zëvendësdrejtorët e përgjithshëm si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm”.

Konkursi për drejtor të përgjithshëm hapet nga MPB sipas legjislacionit në fuqi. Emërimi i drejtorit të përgjithshëm rregullohet me Ligjin 04/L-076 për Policinë, konkretisht me nenin 37 dhe Udhëzimin Administrativ për themelimin, përbërjen dhe procedurat e Komisionit të Lartë për Emërime në Polici.


Sipas ligjeve dhe procedurave, Ministria e Punëve të Brendshme pritet që javën e ardhshme të hapë konkurs për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori