Çmimet e naftës i janë rikthyer humbjeve në sesionin e së mërkurës, duke u tërhequr lehtë nga niveli më i lartë në 3 vitet e fundit të regjistruar në sesionin e kaluar. Rritja e rezervave të karburanteve në SHBA dhe e prodhimit kanë ushtruar presion mbi çmimet.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 73.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 67.5 dollarë për fuçi.
Pavarësisht rënies në sesionin e sotëm, që sipas tregtarëve vjen edhe për shkak të tërheqjes së fitimeve, analistët mendojnë se periudha e mbifurnizimit të tregut, që filloi në vitin 2014, tashmë ka përfunduar për shkak të uljes së prodhimit nga OPEC dhe kërkesës së fortë.
Referuar të dhënave të tjera, prodhimi në SHBA është rritur në 10.54 milionë fuçi në ditë, duke dëmtuar disi marrëveshjen për uljen e prodhimit. Në anën tjetër, rezervat e naftës bruto në SHBA u rritën me 1.1 milionë fuçi gjatë javës që u mbyll më 20 prill, në totalin e 429.1 milionë fuçive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk është e rastësishme që keni parë më shumë makina Volvo në trafik
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251