LAJMI I FUNDIT:

Shpenzimi i financave, Popovski: Llogari për shpenzimet, ose sanksione

Shpenzimi i financave, Popovski: Llogari për shpenzimet, ose sanksione

Qeveria e Maqedonisë zgjeron rrethin e institucioneve që do të duhet të japin llogari publike për shpenzimin e financave.

Ministri për transparencë, Robert Popovski, thotë se kanë obliguar drejtorët dhe zëvendësat e tyre të rreth 50 ndërmarrjeve publike, organeve të aparatit shtetëror, shoqatave aksionare në pronë të shtetit, si dhe organet në përbërje të ministrive që deri më 20 qershor të dorëzojmë informacionet dhe në bazë të caktimit të afatit të publikimit ato edhe t’i publikojnë në ueb faqet e tyre. Në të kundërtën, sipas ministrit Popovski, do të ketë sanksione, por pa u saktësuar të njëjtat.

“Normalisht se nëse nuk përmbushen obligimet pasojnë sanksione dhe kjo është procedurë më se e pritur dhe tejet normale. Sanksionet mund të jenë të ndryshme, vërejtje, dënim dhe të tjera, për këtë arsye nuk dua të supozoj, por gjithsecili ka obligim dhe përgjegjësi ndaj qeverisë dhe qytetarëve që të realizojnë detyrën dhe ta publikojnë raportin”, tha ministri për transparencë, Robert Popovski.


Popovski paralajmëroi edhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qasje sa më të shpejtë deri tek informacionet me karakter publik, me qëllim të informimit sa më shpejtë dhe të saktë për punën e të gjitha institucioneve. /TVM2/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori