LAJMI I FUNDIT:

Një person theret me thikë në Vushtrri

Një person theret me thikë në Vushtrri

Një person është therur me thikë të hënën në ora 09:35 në Vushtrri.

“Më datën 23prill 2018, rreth orës 09:35nga Emergjenca në Vushtrri është pranuar informata se një person ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e therjes me thikë. Viktima mashkull shqiptar pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitë përkatëse pas marrjes së informatë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të të dhënave të para të siguruara, kanë identifikuar identitetin e personit të dyshuar.


Në njoftim thuhet se gjendja e viktimës sipas mjekut kujdestar është e mirë.

Pas procedurave intervistuese në stacionin policor në Vushtrri, me urdhër të prokurorit i dyshuari J.S., 19 vjeçar është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/