Shtëpi e portit më të madh në Evropë, posedon arkitekturë të mahnitshme, një sërë ushqimesh të shijshme, patjetër se ‘qytet i dytë vibrant’ i Holandës meriton të vizitohet.
1: Arkitektura
Pas bombardimeve nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rotterdami është dashur të rindërtohet nga zeroja. Kjo ka qenë detyrë të cilën qyteti e ka marrë me shumë seriozitet, duke i angazhuar arkitektët më vizionarë të vendit për ta bërë qytetin sa më modern, transmeton Telegrafi.
Pra, në vend të shtëpive në kanale të Amsterdamit, në Rotterdam i gjeni shtëpitë e verdha në formë kubi, të cilat janë vërtet interesante.
Në çdo hapësirë të këtij vendi ju gjeni pjesë ikonike të arkitekturës të cilat do të ishin atraksione turistike në çdo shtet të botës. Ura e Erasmusit është një ndër to, ri-zhvillimi i Stacionit Qendror, e pastaj edhe Markthali janë të gjitha vende të cilat ju lënë gojëhapur.
2: Ushqimi
Vendasit preferojnë të hanë ushqime të freskëta, dhe kryesisht të jenë prodhim vendor. Prandaj, vendi më ideal për ta filluar shijimin e ushqimit vendor është në Markthal – ku janë të vendosura mbi 100 stalle ushqimi dhe gjenden në një arkitekturë magjepsëse. Sigurohuni ta vizitoni edhe ‘Fenix Food Factory’, por edhe torta e djathit në Jordy’s Bakery ia vlen të shijohet.
3: Muzetë dhe galeritë
Muzetë e Rotterdamit janë po aq magjepsës dhe inovativ sa vetë qyteti. Shkoni në ‘Museum Park’ për ta vizituar ‘Natural History Museum’ dhe galerinë e artit ‘Kunsthal’.
Adhuruesit e artit duhet ta vizitojnë edhe muzeun ‘Boijmans Van Beuningen’, ku mund të gjejnë vepra nga Piet Mondrian, Gerrit Rietveld dhe Vincent Van Gogh.
4: Çiklizmi
Marrja me qira e një biçiklete është mënyra më e lirë dhe më e shpejt për ta shëtitur qytetin. Shtigjet e çiklizmit janë të shumta, ndërkaq qiraja ditore për një biçikletë është më pak se 9 euro në ditë.
‘Gouda Cycle’ është shteg i cili ju mundëson të shëtiteni përgjatë zemrës së gjelbër të Holandës, dhe të keni pamje më të mirë të tregut të djathit dhe kanaleve në Gouda. Ndërkaq shtegu ‘Linge’ ju mundëson të çikloni përgjatë regjionit Betuwe, i cili është i njohur për prodhimin e frutave, dhe më së shumti ia vlen të vizitohet gjatë muajit prill dhe maj kur janë duke lulëzuar pemët.
Por më i miri nga të gjithë është shtegu ‘Kinderdijk’ i çiklizmit, i cili është i gjatë 28 kilometra dhe iu mundëson ta vizitoni liqenin Lek, 19 mullinj historikë të erës, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
Lani rrobat në 60 gradë? Qe përse më nuk do ta bëni këtë gjë!
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'