Më 24 prill 1998 filloi ofensiva e madhe ushtarako-policore për marrjen e pikës strategjike në rrafsh të Dukagjinit, Jabllanicës.
Në këtë kohë luftimet u zgjeruan në Drenicë ndërsa në Llap pati përforcime policore – ushtarake.
Në natën mes 22 e 23 prillit 1998, derisa rreth gjashtëdhjetë vetë nga Hereçi e Sllupi po ktheheshin nga Shqipëria në Kosovë, afër pikës C-2 në malet e Koshares, diku rreth orës 5.45 të mëngjesit ndeshen në pritën e organizuar të forcave ushtarako-policore serbe, ndaj të cilëve u përdorën edhe helmet kimike. Aty u ekzekutuan njëzet prej tyre.
Më 26 prill, nga sulmet artilerike mbi Baballoq me rrethinë shkatërrohen 20 shtëpi dhe vriten 10 shqiptarë. Më 27 prill granatohen fshatrat Hulaj dhe Voksh dhe në këtë sulm vriten 3 shqiptarë dhe 4 ushtarë serbë.
Më 3 maj sërish merr hov operacioni ushtarak për pastrimin e rajonit kufitar. Sulmohen fshatrat e Rekës së Keqe – Ponosheci, Brovina, Batusha e Morina. Luftimet për një kohë zgjerohen në Komoran, Sllatinë dhe në komunën e Rahovecit. Granatohen fshatrat Ratkoc, Radostë, Bratotin dhe Brestoc.
Gjatë operacioneve pushtuese, forcat serbe më 26 maj 1998 sulmuan edhe Deçanin, ku ishte vija e parë e fronit në këtë pjesë të Dukagjinit. Me këtë rast një pjesë e popullsisë u zu rob dhe u dërgua në Kishën e Deçanit, e cila gjatë luftës ishte shndërruar në kamp përqendrimi për shqiptarët.
Në këtë kohë në Deçan u vranë e u masakruan 16 shqiptarë: Bajram Gogaj, Nexhat Ibërhysaj, Haxhi Gogaj, Jahir Ibërhysaj, Haxhi Ibërhysaj, Xaje Kuçi, Haxhi Boshtraj, Hajdar Kuçi, Bekë Shabanaj, Tafë Shabanaj, Shaban Osaj, Haxhi Cacaj, Zize Cacaj, Beqir Cacaj, Qaush Bajraktari dhe Time Bajraktari.
Ndërkaq në luftimet e përgjakshme të zhvilluara në Deçan bien heroikisht luftëtarët e lirisë: Himë Mushkolaj, Isa Kuçi, Ragip Cacaj dhe Valdet Kuçi. /KP/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025