LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Kosova nuk mund të krahasohet me Kataloninë

Pacolli: Kosova nuk mund të krahasohet me Kataloninë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka deklaruar se pavarësia e vendit tonë është ngusht e lidhur me ruajtjen e ekzistencës së një populli që ishte larguar nga shtëpitë e tij gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe se situata me Kataloninë është krejt ndryshe.

Ai në një intervistë për Radio Bullgaria tha se Kosova ka mbrojtur të drejtën e saj universale për pavarësi edhe në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë, e cila i njohu këtë të drejtë popullit të Kosovës.

“Ne kemi mbrojtur të drejtën tonë universale për pavarësi. Gjykata Ndërkombëtare ka vlerësuar dhe njohur gjithashtu të drejtën e popullit të Kosovës”, u shpreh Pacolli, transmeton KP.


Ai ka folur edhe për samitin në Sofje gjatë muajit maj “BE-Ballkani Perëndimor”.

Pacolli tha se të gjitha shtetet duhet të trajtohen në një mënyrë dhe shprehu shpresën se samiti do të kontribuojë për përparimin e Kosovës në integrimin e saj të plotë evropian.

“Bullgaria do të ndihmojë për arritjen e një dialogu të mirë me pesë vendet anëtare të Unionit, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj – Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia, si dhe për zgjidhjen e problemeve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë shefi i diplomacisë së Kosovës, duke i quajtur bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës “ndoshta më të rëndësishmet e çdo presidence evropiane”.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori