Bosnjë Hercegovina dhe Kosova, në periudhën 2018-2020 do të marrin kryesimin e radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, iniciativë rajonale që ka filluar të funksionojë prej 22 vjetësh.
Kjo është bërë e ditur sot, në Bërdo të Sllovenisë ku ka filluar punimet Samiti i vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku Kosova bën pjesë prej vitit 2014.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, vlerësoi zhvillimet pozitive në rajon, në periudhën e fundit, duke veçuar ftesën e Komisionit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe Strategjinë e Zgjerimit, që parasheh anëtarësim të sigurt të Kosovës si shtet me atribute të plota.
Ai falënderoi vendet e Procesit, që u morën vesh për t’i kaluar stafetën e kryesimit Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, duke u zotuar se Kosova do ta kryejë presidencën e vet njëjtë si paraardhësit, madje dhe më mirë se ato.
Pacolli përgëzoi dy kryesuesit e Qendrës së Bashkëpunimit Rajonal, që në 6 vjetët e ardhshëm do të jenë Majlinda Bregu e Shqipërisë dhe Igor Lukshiq i Malit të Zi.
Ministri Pacolli garantoi homologët e tij se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal, normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë sipas përkufizimeve të njohura.
Gjatë fjalimit të tij, ai u fokusua edhe tek koncepti i Ndërlidhjes Digjitale, si i një rëndësie themelore për vendet tona dhe mbarë rajonin, për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, zhvillim social, qeverisje të mirë, për të përparuar arsimin dhe shkencën dhe shumë sektorë të tjerë.
Duke mbetur në këtë temë, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, tha se Kosova ka zhvilluar dhe po punon akoma në përparimin e mëtejshëm të politikave dhe infrastrukturës për Informacionin dhe Teknologjinë, dhe tashmë ka një trend shumë të mirë në këtë fushë.
Samiti vazhdon me takime të tjera në nivele ministrash, duke u përmbyllur me takimin e kryeministrave të vendeve të SEECP. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos