LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Shoqëria civile ka dhënë kontribut të rëndësishëm në politikën e jashtme

Pacolli: Shoqëria civile ka dhënë kontribut të rëndësishëm në politikën e jashtme

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS të titulluar “Politika e Jashtme Kosovare: Prioritetet dhe Sfidat”.

Kështu thuhet në njoftimin e dërguar nga MPJ-ja.

Më tutje në këtë njoftim thuhet se kreu i diplomacisë kosovare, referoi mbi rolin dhe rëndësinë e përfshirjes së shoqërisë civile përkitazi me këtë çështje; kapitalizimin e procesit të njohjeve të Republikës së Kosovës; reformat që po ndodhin në Ministrinë Punëve të Jashtme, diplomacinë ekonomike si dhe mbi fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.


Sa i përket kësaj pike, Pacolli ka vlerësuar kontributin e deritanishëm të shoqërisë civile mbi politikën e jashtme dhe në të gjitha fazat konsolidimit të shtetit të Kosovës, duke theksuar sipas tij, rëndësinë që do ta ketë përfshirja dhe angazhimi i tyre edhe në të ardhmen.

Duke folur mbi mbarëvajtjen dhe dinamikën e procesit të njohjeve, Pacolli ka theksuar se “Kosova brenda ekzistencës së saj dhjetë-vjeçare si shtet i Pavarur dhe Sovran ka bërë hapa të mëdhenj në këtë drejtim, duke rritur numrin e njohjeve në 117, por ka përmendur edhe sfidat, respektivisht ndryshimin e rrethanave në politikën ndërkombëtare dhe ballafaqimin me një fushatë gjithnjë e më agresive nga ana e Serbisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori