LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Dibrës synon ndërtimin e një ujësjellësi të ri

Komuna e Dibrës synon ndërtimin e një ujësjellësi të ri

Edhe pse qyteti i Dibrës furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësi Rosok-Dibër dhe në rezervat aktuale të qytetit hynë 120 litër ujë për sekond, por çdo verë po ndjehet mungesë e madhe e ujit.

Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata ka parajlamëruar ndërtimin edhe të një rezervuarit të ri me kapacitet prej 5000 metër kub ujë, por gjithashtu bëjnë thirrje për ndërprejen e keqëpërdorimit të ujit për pije, për ujitjen e hapsirave të gjelbërta, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se Dibra ka ujë të mjaftueshëm dhe gjatë periudhës së ardhshme nuk duhet të lejohet që disa pjesë të qytetit të kenë problem me mungesën e ujit.

Drejtori i NPK “Standart”, Mazllum Lleshi informon se udhëheqja e ndërmarrjes publike Rosok-Dibër ka marrë të gjitha masat për ndërprerjen e keqëpërdorimeve të ujit për pije për ujitjene e hapsirave të gjelbërta në periferi të qytetit.

Gjithashtu ai theksoi se janë marrë masa edhe për përmirësimin e pagesave të fakturave, sepse ndërmarrja, kompanitë dhe qytetarët, NPK-së “Standart” i kanë borxh mbi një milionë euro. Për këtë shkak, kjo ndërmarrje publike nuk i ka të paguara kontributet shëndetësore dhe penzional të puntorëve përafërsishtë dhjetë vjetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori