Sikur të mos ishte jeta mjaftueshëm e padrejtë me vajzat e shkurta, tani del se ato as peshë nuk mund të humbin po aq shpejt sa femrat me trup më të gjatë.
Pra, thënë më thjesht, përderisa ju mund të keni problem t’i humbni 3 kilogramë para se të vjen stina e verës, shoqja juaj e cila është e gjatë 175 centimetra mund t’i humbet ato pa pikë problemi, transmeton Telegrafi.
E krejt kjo është shkaku i metabolizmit – të paktën kështu pohon Craig Primack, ekspert i kësaj çështje.
“Femrat e shkurta kanë metabolizëm më të ngadaltë”, thotë ai.
“Mesatarisht femrat kanë një shkallë të metabolizmit bazal (BMR) prej 1,400 kalorive në ditë. Kjo do të thotë se nëse qëndrojnë në shtrat për 24 orë, ajo i djegë 1,400 kalori.
Por unë shoh femra më të shkurtra se 152 centimetra të kenë BMR prej 1,200 kalorive, e ato që janë të gjata 175 centimetra kanë BMR prej 1,750 kalorive”, thotë eksperti.
BMR-ja është numri i kalorive që i nevojitet trupit tuaj për të mbijetuar çdo ditë – pra është numri i kalorive që i digjni për 24 orë edhe nëse nuk lëvizni fare.
Trupit tuaj i nevojiten kaloritë për të funksionuar siç duhet dhe nëse qëllimshëm nuk konsumoni sa duhet, kjo është e pashëndetshme për trupin dhe nuk ju ndihmon të humbni peshë në periudhë afatgjate.
Megjithatë, eksperti bën të ditur se ka disa mënyra për ta ‘mashtruar’ metabolizmin të jetë më i shpejtë.
Mjafton t’i ndiqni këto këshilla:
– Bëni peshëngritje
– Hani vetëm kur keni nevojë
– Konsumoni shumë proteina, sepse jo vetëm që ju ndihmojnë të ngopeni për një kohë më të gjatë, por edhe i nevojiten trupit për t’i ndërtuar dhe riparuar muskujt
– Mos konsumoni ushqime të pashëndetshme, por vetëm ushqime të shëndetshme të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë strategji që do t’ju qartësojnë idetë për paratë gjatë vitit 2024
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Katër kristale që sjellin fat dhe energji të mirë në takimet e dashurisë
Rruga e Jetës numër 5: Kuptimi numerologjik, personaliteti ...
Përse na dridhen këmbët pas seksit të mirë: Mjekja ka zbuluar të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?