LAJMI I FUNDIT:

Apeli refuzon një ankesë të Prokurorisë Speciale

Apeli refuzon një ankesë të Prokurorisë Speciale

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin e të akuzuarve Hysni Hoxha dhe dy të tjerëve, Hysni Muhadi dhe Arsim Robelli.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 27.11.2017, është vërtetuar.

Sipas këtij aktgjykimi, H.H. dhe H.M. janë liruar nga akuza për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”, ndërsa  A.R. për  “Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje”.


Ky vendim ishte marrë pasi që gjykata e shkalles së parë kishte konstatuar, se me provat e proceduara në seancën e shqyrtimit gjyqësor, nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilat janë akuzuar.

Këtë konstatim e përkrah edhe Gjykata e Apelit, e cila po ashtu nuk gjen ndonjë shkelje nga ato që pretendohen në ankesën e prokurorisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori