Në Francë është shkatërruar një rrjet trafikantësh të paligjshëm të migrantëve të cilët brenda një viti kanë trafikuar 2,500 deri 3,000 shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës në vend.
Sipas burimeve franceze, nëntë persona kanë qenë të involvuar dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal.
Katërmbëdhjetë nga ta janë arrestuar në rrethinën e Parisit dhe në verilindje të vendit, shkruajnë mediat franceze. Nëntë nga ta, në mesin e të cilëve katër organizatorët e rrjetit, janë paditur.
Ata akuzohen për “ndihmesë për hyrje apo ndihmesë të qëndrimit ilegal të një të huaji në territorin francez, në mënyrë të organizuar”, ka pohuar për Agjnecinë franceze AFP, Frédéric Nahon, prokuoror i Republikës Chaumont (verilindje), duke precizuar se tashmë janë burgosur tre persona, përcjell albinfo.ch.
“Autobusët kanë udhëtuar nga Shqipëria, duke kaluar nëpër vende të ndryshme për të arritur deri në Francë, dhe duke lënë udhëtarë edhe në nëpër vendet si Italia, Gjermania e Belgjika”, ka spjeguar drejtori i policisë kufitare të zonës lindore në Francë, Christian Lajarrige.
Udhëtarët kosovarë apo shqiptarë në Francë janë lënë kryesisht në Metz dhe Strasbourg, nga së paku katër autobusë në javë. Disa nga ta, në Francë kanë ardhur edhe me avionë.
“2,500 deri 3,000 persona kanë mundur të përfitojnë nga këto kushte të pranimit. Me një biletë prej 200 eurosh, supozohet se fitimi ka arritur në shumën prej 600,000 eurosh, ka precizuar Lajarrige. “Në këtë shumë mund të shtohen edhe 600 deri 2,000 euro për kujdesin dhe mbështetjen ndaj udhëtarëve, për një person”, ka shtuar më tej ai.
“Këta persona fillimisht kanë përfituar nga ndihmat e strehimit dhe më mënyrë potenciale edhe nga ndihmat për parashtresë të kërkesës për azil”, pohon Lajarrige, duke nënvizuar se “dokumentet për parashtrim të kërkesës për azil” ishin sekuestruar gjatë kësaj jave në nëtë autobusë të përgjuar në Metz dhe Strasbourg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj