LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit ndan 4 mijë euro për blerjen e 14 telefonave

Avokati i Popullit ndan 4 mijë euro për blerjen e 14 telefonave

Institucioni i Avokatit i Popullit ka ndarë 4 mijë euro dhe pritet që të blejë edhe 14 telefon mobilë

Zyra e Avokatit të Popullit ka iniciuar procedurat e prokurimit për t’u furnizuar me këta telefona.

Për këtë aktivitet të prokurimit Zyra e Avokatit të Popullit ka përdorur procedurën e koutimit të çmimit me kriter çmimin më të ulët.


Kjo zyrë planifikon që për një telefon mobil të paguaj mesatarisht rreth 286 euro, raporton Kallxo.com.

Sipas njoftimit të publikuar në “e-prokurimi” nga Zyra e Avokatit të Popullit së fundmi kjo zyrë ka bërë disa korrigjime në thirrjen për këtë tender.

Në dhjetorin e vitit të kaluar Institucioni i Avokatit të Popullit kishte shpenzuar mbi 4 mijë euro për blerjen e telefonave mobilë.

Madje ky institucion kishte blerë një telefon mobil “Iphone 6” në vlerë prej 830 eurove.