LAJMI I FUNDIT:

Avicii: Kur të vdes, dua të kujtohem për jetën që kam jetuar dhe jo për paratë që kam fituar

Avicii: Kur të vdes, dua të kujtohem për jetën që kam jetuar dhe jo për paratë që kam fituar
NEW YORK, NY - OCTOBER 01: Avicii performs at the MLB Fan Cave on October 1, 2013 in New York City. (Photo by Mike Lawrie/Getty Images)

Djali i famshëm suedez Tim Bergling, i njohur më mirë si Avici, vdiq në Muscat, kryeqytetin e Omanit.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i tij, në të cilën lutet për privatësinë, nuk është përmendur shkaku i vdekjes.


DJ që u bë i famshëm në saje të hiteve “Wake Me Up”, “Levels” dhe “Lonely Together” ka pasur probleme shëndetësore. Në vitin 2014, hoqi zorrën qorre dhe tëmthin.

Dy vjet më parë, ai njoftoi se nuk do të shfaqet më për shkak të problemeve shëndetësore.

“Unë e di se unë jam i bekuar që kam mundësi të udhëtoj dhe të perfomoj në të gjithë botën, por ne po i lejojmë vetës pak kohë që të jetojmë botën reale”, kishte thënë Avicii.

Dua Lipa: Lajm shumë i keq për të dëgjuar se ka vdekur Avicii
Lexo po ashtu Dua Lipa: Lajm shumë i keq për të dëgjuar se ka vdekur Avicii

Ai e filloi karrierën në vitin 2008 kur fitoi një konkurs të vetëm. Ai u nominua dy herë për Grammy, fitoi dy MTV Awards dhe një çmim Billboard.

Një ditë para vdekjes, ai u nominua për çmimin Billboard për albumin më të mirë elektronik.

Rita Ora për vdekjen e Aviciit: Jam pa fjalë, më duket sikur dje ishte hera e fundit kur biseduam
Lexo po ashtu Rita Ora për vdekjen e Aviciit: Jam pa fjalë, më duket sikur dje ishte hera e fundit kur biseduam

“Kam vendosur që kur të vdes, dua që të mbahem mend për jetën që kam jetuar dhe jo paratë që kam fituar”, kishte thënë në një prej intervistave suedezi.

Pos shumë artistëve që u shprehen të zhgënjyer me vdekjen e 28-vjeçarit, Dua Lipa dhe Rita kanë shprehur ngushëllimet e tyre. /Telegrafi/

Jeta, karriera, sëmundja nga e cila vuante dhe bashkëpunimet e shndërruara në hite - Veprat që la prapa DJ Avicii
Lexo po ashtu Jeta, karriera, sëmundja nga e cila vuante dhe bashkëpunimet e shndërruara në hite - Veprat që la prapa DJ Avicii

Në trend Magazina

Më shumë
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Linda Halimi: Çdo mëngjes i them vetes, me sa palë mend në kokë e lash vajzën e u futa në Big Brother

Linda Halimi: Çdo mëngjes i them vetes, me sa palë mend në kokë e lash vajzën e u futa në Big Brother

Magazina
Fëmijë të shumtë presin në rend për t'u fotografuar me Feron në xhami

Fëmijë të shumtë presin në rend për t'u fotografuar me Feron në xhami

Magazina
Kalo në kategori