LAJMI I FUNDIT:

PSG dhe Monaco e kontaktojnë Arsene Wengerin

PSG dhe Monaco e kontaktojnë Arsene Wengerin
during the UEFA Europa League Round of 16 Second Leg match between Arsenal and AC Milan at Emirates Stadium on March 15, 2018 in London, England.

Arsene Wenger duket se do të vazhdojë karrierën në Francë.

Menaxheri që do të largohet gjatë verës prej Arsenalit, 68 vjeçari raportohet se ka filluar bisedimet me Paris Saint-Germain dhe ish-klubin, Monacon.

Marrëdhëniet e ngushta me pronarët e PSG-së mund ta shohin atë si trajner të ri të ekipit, ku drejtuesit e skuadrës nuk janë të kënaqur me punën e strategut aktual, Unai Emeryt.


Në fakt, këtij të fundit i mbaron kontrata në fund të sezonit dhe nuk pritet t’i vazhdohet pas dështimit në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se është shpallur kampion këtë sezon në ligës elitare franceze.

Wenger e udhëhoqi për shtatë sezone Monacon

Gjithashtu trajneri francez është kontaktuar nga zyrtarët e klubit të Monacos, të cilin e kishte drejtuar në mes të viteve 1987 dhe 1994 para se të nisej për në Japoni, ku ishte trajner i Nagoya Grampus Eightit dhe përfundimisht të jetë trajner i Arsenalit.

Theksojmë se Wenger, i cili është nën presion të madh për shkak të rezultateve të dobëta në Ligën Premier me Arsenalin në sezonet e fundit, njoftoi se do të largohet nga klubi në një deklaratë emocionale në faqen zyrtare të klubit.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe diskutimeve të mëtejshme me klubin, mendoj se është koha e duhur për mua që të largohem në fund të sezonit”, shkruante në njoftimin e largimit të Wengerit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

Nico Williams refuzoi ofertat nga tri klube të gatshme për ta paguar klauzolën e largimit

La Liga
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Matematikani përdor algoritme për të parashikuar se cilat skuadra do të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Kalo në kategori