Jocelyn Wildenstein, është gruaja e cila u bë e njohur si ‘Catwoman’ në vitet ’90 për shkak të paraqitjes së saj si mace.
72-vjeçarja shfaqet në botimin e fundit të revistës Paper, duke pozuar përpara kamerës me çfarë tjetër? – Një mace.
Por pavarësisht nga karakteristikat e saj të ekzagjeruara të maces, të cilat e kanë bërë atë objekte shakaje në rrjetet sociale, në lidhje me kirurgjinë plastike të tepruar, Wildenstein ende këmbëngul që ajo nuk ka shumë ndërhyrje.
Në kopertinën e revistës, Wildenstein pozon krenare në veshjet e argjendta dhe transparente, duke u paraqitur si një mbretëreshë me një kurorë në koke dhe shkop në dorë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ajo pranoi në revistë se nuk ishte intervistuar për 20 vjet, sepse ajo donte të qëndronte larg, ndërsa fëmijët e saj ishin ende të rinj.
Sidoqoftë, kjo nuk i ka ndaluar fotografitë e saj që të dalin në internet, duke u bërë një person i përfolur në shtyp.
Gruaja ‘fytyrë mace’ pranoi se pozat e saj artistike dallojnë nga ato në përditshmëri, dhe kur shesh veten teksa realizon fotografi profesionale, në fund të rezultatit ajo pyet veten: “Kush është kjo?”
Kjo nuk do të thotë se ajo nuk e njeh veten, sepse ajo bëri shumë punë për të arritur këtë pamje. Në të vërtetë, Wildenstein këmbënguli se imazhi i saj si një operacion plastik i fiksuar nuk është i vërtetë dhe është në fakt një histori e rreme e propaganduar nga ish-burri i saj.
E lindur në Zvicër, Wildenstein tani jeton në Amerikë, por ka kaluar shumë nga jeta e saj në Afrikë.
Ajo ishte e martuar me tregtarin e arteve miliardere franceze, Alec Wildenstein, për 20 vjet përpara se të dy të divorcoheshin në vitet ’90, kur Wildenstein u bë e njohur për publikun.
72-vjeçarja ka treguar se ka pasur një pamje ‘fytyrë mace’ që kur ishte një adoleshente.

“Ajo gjithmonë dukej si një mace, me sytë e saj si mace”, thotë burri i saj aktual, dizajneri i modës, 50-vjeçari Lloyd Klein. Jocelyn tha se sytë e nënës së saj ishin gjithashtu si mace.
Megjithatë, publiku, siç tregon ajo, e sheh ndryshe.
“Ka keqkuptime kur nuk ke një marrëdhënie të ngushtë me njerëzit dhe ata të gjykojnë nga larg”, thotë ajo.
“Problemi në qytet është se ne vazhdimisht ndryshojmë nga një subjekt në tjetrin, dhe kjo ndërpret lidhjen. Është gjithçka e ndarë në trurin tuaj, dhe nuk është e njëjtë. Kjo është arsyeja pse unë dua të qëndroj për një kohë të gjatë në natyrë, dhe vazhdoj të qëndroj, këtë e tregon edhe mosha ime”.
Një mik i afërt me Jocelyn, i tha “Vanity Fair” në vitin 1998 se ajo ka kryer operacione të shumta plastike.
“Ajo ishte e çmendur,” tha vetë Alec, sipas revistës. “Ajo po mendonte se mund ta rregullonte fytyrën si mobilje. Lëkura nuk funksionon në këtë mënyrë. Por ajo nuk dëgjoi”, ishte shprehur ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës