LAJMI I FUNDIT:

Nga India udhëtoi për Angli me vetëm 600 paund, tani zotëron një kompani prej 2 milionë paund (Foto)

Nga India udhëtoi për Angli me vetëm 600 paund, tani zotëron një kompani prej 2 milionë paund (Foto)

Me ëndrrën dhe shpresën për një jetë më të mirë, Rupesh Thomas nga India, u zhvendos në Angli me vetëm 600 paund në llogarinë e tij.

Por tanimë, pas 15 vitesh, 39 vjeçari zotëron një biznes prej 2 milionë paund të prodhimit të çajit “chai” duke furnizuar dyqanet luksoze të “Harvey Nichols”.

I rritur në Kerala në jug të Indisë, Rupesh u obsesionua me Anglinë dhe ishte i vendosur për të zbuluar nëse rrugët e Londrës ishin apo jo të shtruara me ar. Ditën kur mbërriti në Statford, Z.Thomas filloi punë në një nga restorantet e “McDonad’s”.


“Paguhesha 4 paund në orë. Ishte punë e vështirë, por gjithmonë buzëqeshja. Shihja biznesmenë dhe më bëri të kuptoja që kjo ishte ajo që unë në të vërtetë doja të bëja,” shprehet ai për Daily Mail.

Pas disa javësh Rupesh gjeti një punë të dytë si kujdestar para se të bëhej agjent shitjesh derë më derë në vitin 2003. Shumë shpejt ai u kthye në shitësin më të mirë të kompanisë dhe u ngrit në detyrë. Në vitin 2015 me 150 mijë paund në llogarinë e tij, Thomas vendosi t’i investonte paratë për të krijuar “Tuk Tuk Chai”, një investim që padyshim iu kthye, raporton Tch.

“Gruaja ime Alexandra më frymëzoi pasi ajo e adhuron çajin “chai”. Kur ishim në Indi ajo pinte më shumë se 10 gota në ditë. Në Angli e prodhonin më parë një çaj të tillë por ishte me shumë sheqer dhe nuk përbëhej nga gjethe, kështu që më lindi ideja nëse mund të nisja ta prodhoja”, tha Rupesh.

Sot sipërmarrësi indian zotëron një pronë prej 1 milion paund në Wimbledon dhe një shtëpi të dytë me vlerë rreth 350 mijë paund në Croydon. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori