LAJMI I FUNDIT:

Dogana rrit numrin e zbulimeve të kundërvajtjeve për 47% në sektorin e lojërave të fatit

Dogana rrit numrin e zbulimeve të kundërvajtjeve për 47% në sektorin e lojërave të fatit

Në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësitet e doganës që nga fillimi i vitit kanë rritur kontrollet duke rritur numrin e zbulimeve të aktiviteteve ilegale për 47% më shumë se vitin e kaluar.

Si rrjedhojë e kontrolleve të shtuara dhe rritjen e zbulimeve, kundërvajtje doganore tek lojërat e fatit deri tani kanë arritur në 75 raste, apo 47% me shumë se tremujori i 2017 kurse kanë konfiskuar aparate të konfiskuara, respektivisht 129 copë, apo 69% më shume se në 2017.


“Rritja e aksioneve ka rritur edhe vlerën e mallrave të konfiskuara në 154,700.35 € si dhe të aktvendimet me gjobë për kompanitë që operojnë me baste pa licencë në 39 raste, ku vlera e gjobave të shqiptuara ka arritur në 65,552.00 €. Pra ulja e aktiviteteve ilegale si rezultat i punës së doganës ka ndikuar që bizneset legjitime të kësaj fushe të rrisin pagesat e taksave për 49% pra kemi të inkasuar 3,7 milionë euro nga ky sektor “, thuhet në njoftimin e Doganës.

Gjithashtu janë konfiskuar edhe pajisje të tjera si shtëpiza, printer, TV apo 132 copë, pra 59% me shumë se 2017. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori