BuzzFeed dhe Dodo mundësojnë që çdo ditë të jetë epike në Super Slow-mo me Samsung Galaxy S9 dhe S9+
Kjo fushatë e përbashkët do të tregojë se sa e lehtë dhe e këndshme është që përdoruesit të kapin përmbajtjen në slow motion.
Seul, Kore – 19 Prill 2018 – Samsung Electronics njoftoi sot partneritetin me BuzzFeed dhe The Dodo për të bërë momentet e jetës së përditshme sa më epike me kamerën Super Slow-mo të Samsung Galaxy S9 dhe S9+. Duke filluar nga sot, BuzzFeed – kompania mediatike teknologjike lider botëror, me një platformë për lajme dhe rrjet argëtimi që arrin qindra miliona njerëz në nivel global dhe Dodo – marka dixhitale mediatike nr. 1 për kukullat e animuara1 dhe publikuesi nr. 1 më i dashur në Facebook2 – do të publikojnë video super të ngadalta argëtuese, zbavitëse dhe të lehta për tu shpërndarë nëpër platformat e mediave sociale, duke përfshirë Instagram, Twitter dhe Facebook.
Videot, duke përfshirë hashtagët #withGalaxy dhe #SuperSlowMo, do t’u tregojnë konsumatorëve se sa e lehtë është të krijojnë dhe të shpërndajnë përmbajtje të mahnitshme Super Slow-mo duke përdorur Samsung Galaxy S9 dhe S9+. Këto partneritete do të rezultojnë në më shumë se 30 pjesë unike të përmbajtjes, që do të arrijnë audiencat masive të BuzzFeed dhe Dodo gjatë dy muajve të ardhshëm. Duke nxitur trendin aktual për krijimin dhe shkëmbimin e përmbajtjes së slow motion me Galaxy S9 dhe S9+, postimet do të kapin dhe luajnë momente unike të jetës së përditshme – nga përmbajtje të shkurtra sqaruese, deri tek videot argëtuese informuese. BuzzFeed do të shfaqë momente të lidhura me jetën e përditshme, duke marrë buzëqeshjet, të qeshurat dhe ngërdheshjet e veçanta duke i kthyer ato në momente epike për tu shpërndarë. Dodo do të shfaqë video argëtuese, emocionale dhe histori të kafshëve të kapura në lëvizje – të gjitha të fotografuara me Galaxy S9 dhe S9+ në stilin autentik të Dodos.
“Partneriteti me BuzzFeed dhe Dodo është një përshtatje e natyrshme dhe një mënyrë e shkëlqyer për të treguar se si konsumatorët mund të kapin momentet epike të përditshme duke përdorur kamerën Super Slow-mo të Galaxy S9 dhe S9+,” tha Younghee Lee, CMO dhe Zëvendës Presidente Ekzekutive pranë Samsung Electronics. “Kapja e një çasti brenda një momenti nuk ka qenë kurrë më e lehtë dhe ne duam që këto partneritete të frymëzojnë përmbajtje kreative Super Slow-mo.”
Kamera Super Slow-mo e Samsung Galaxy S9 dhe S9+ kap video slow motion në nivelin 960 sekuenca në sekondë, duke zbuluar një mënyrë krejt të re për të rivitalizuar dhe për të shpërndarë momente të paharrueshme në jetën e përditshme. Me funksionin automatik Motion Detection, përdoruesit mund të vendosin të shkrepin dhe të shtypin play. Përdoruesit mund të vendosin muzikë në videon e tyre duke zgjedhur muzikën e sfondit nga 35 opsione të ndryshme të paracaktuara, ose duke zgjedhur një melodi të preferuar nga lista e tyre personale, përpara se ta shpërndajnë njëkohësisht me tre opsione krijuese – video on loop, reverse ose swing mode.
“Në BuzzFeed ne vendosim theksin në prodhimin e klasit botëror që u jep krijuesve tanë të përmbajtjes fleksibilitetin për të xhiruar përmbajtje në lëvizje në vende të ndryshme,” tha Ze Frank, shefi i Kërkimit dhe Zhvillimit pranë BuzzFeed. “Me Galaxy S9 dhe S9+, ne jemi në gjendje të shfrytëzojmë karakteristikën e mahnitshme të slow motion në prodhimin tonë dhe në të njëjtën kohë i tregojmë audiencës tonë që ata nuk kanë më nevojë për pajisje ose programe të shtrenjta për të kapur momentet e tyre të preferuara në cilësinë më të lartë dhe t’i ndajnë ato me miqtë.”
Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.
1 Rankuar si brandi nr. 1 i kukullave dixhitale (Burimi: Tubular, Shkurt 2018)
2 Rankuar si faqja nr. 1 më e dashur / publikues në Facebook (Burimi: CrowdTangle, Prill 2018)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI – pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
Kush është Javier Olivan, shefi i ri i operacioneve të META?
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?