LAJMI I FUNDIT:

Jusuf Buxhovi: Haradinaj ka të drejtë, shqiptarët janë shqiptarë ndërkaq identitetet fetare ndryshojnë (Video)

Jusuf Buxhovi: Haradinaj ka të drejtë, shqiptarët janë shqiptarë ndërkaq identitetet fetare ndryshojnë (Video)

Historiani e shkrimtari, Jusuf Buxhovi tha se Haradinaj ka të drejtë kur thotë se shqiptarët janë shqiptarë.

Buxhovi tha se zanafilla e faktit që shqiptarët janë shqiptarë është tek Rilindësit.


Shkrimtari i cili sot promovoi librin e tij të radhës, me titull “ Dushkaja”, në emisionin “Dosieri i Ditës” në RTV Dukagjini, tha se duhet dalluar identiteti kombëtar dhe ai fetar.

“Ka të drejt dhe nuk ka të drejt, duhet të shikohen gjerat pak me thellë. Po ngatërrohen identiteti nacional me ato fetare. Këtu ka dallim të madh, shqiptarët janë me identitet kombëtar si shqiptar, ndërsa identitetet fetare të shqiptarët kanë qenë bukur fluide. I kemi tri identitete… Myslimanizmi që përmendet këtu më shumë në konotacione politike nuk është i tillë çfarë tani e predikojnë hoxhallarët. Rilindja Kombëtare dhe shqiptarizmi ka lindë ne rrethana perandorake”, ka theksuar Buxhovi.

Buxhovi është shprehur se shqiptarët janë vetëm shqiptar, ndërkaq, identitetet fetare ndryshojnë.

Ai tha se është e padrejtë të thuhet se 90 për qind e shqiptarëve janë mysliman.

“Identitetet kombëtare janë bazike, identitetet fetare ndryshojnë…një pjesë e shqiptarëve kanë jetuar në rrethana ideologjike post-komuniste dhe laike dhe sot është e padrejtë të thuhet se shqiptarët janë 90 për qind mysliman, prej ç’kafit?”, tha historiani Buxhovi.

“Shqiptarët e kanë identitetin shqiptar. Është shumë gabim të thuhet myslimanët shqiptarë apo katolikët shqiptarë. JO! Shqiptarët janë të religjionit mysliman, katolik etj. Problemet më të mëdha tek në janë kur mendojnë se identiteti fetar duhet të bëhet parësor, ky është gabimi më i madh…”, tha ndër të tjera ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori