LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Meteorologët parashikojnë se në vendit tonë nesër do mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Paradite mundësi për riga lokale shiu, e në mbrëmje vranësirat do të shpërndahen. Ndërsa ditët në vazhdim pritet të jenë me mot më i ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit edhe pse kanë pësuar një rënie të lehtë, mbeten mbi vlera mesatare, e në fundjavë gradualisht do të vazhdojnë të rriten tutje. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 9C, e ato maksimale nga 19C deri në 24C.

Do të fryjë erë mesatare nga verilindja 3-9m/s, e në fundjavë erë e lehtë kryesisht nga krahu verior 1-2m/s.


Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale.