Kosova duhet të bëjë më shumë për ta ndaluar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm i cili bëhet përmes fondeve të organizatave të huaja, kështu thuhet në raportin e progresit të Komisionit Evropian që u publikua të martën.
“Pa marrë parasysh përpjekjet, autoritetet Kosovare vazhdojnë të ballafaqohen me sfidat e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”, thuhet në raport.
“Kjo kryesisht është bërë e mundur nga fondet e organizatave të huaja që predikojnë ideologjitë ekstremiste. Grupet e dhunshme ekstremiste po ashtu janë aktive në rrjetet sociale duke shpërndarë propagandë dhe për të rekrutuar besimtarë.”
Komisioni Evropian, thotë se Kosova duhet të bëjë më shumë për t’i luftuar këto ndikime të jashtme.
Sipas raportit, Kosova ka mangësi në trajtimin e personave të kthyer nga Siria dhe Iraku.
“Nuk ka programe gjithëpërfshirëse për parandalimin, deradikalizmin, rehabilitimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të kthyer duke përfshirë edhe ata që janë në burgje, familjet e tyre, në veçanti gratë dhe fëmijët”.
Raporti e vlerëson si shumë pozitiv faktin që asnjë person nuk ka shkuar për luftime gjatë vitit të kaluar.
“Numri i qytetarëve të Kosovës që janë angazhuar në konfliktet në Siri dhe Irak ka rënie të vazhdueshme dhe se në vitin 2017 nuk ka pasur raste të reja të raportuara”, thuhet në raport.
Nga viti 2012 e deri më 2016, rreth 359 qytetarë të Kosovën përkatësisht 255 burra, 49 gra dhe 55 fëmijë kanë shkuar në zonat e luftës në Lindjen e Mesme. Po ashtu, 41 fëmijë kanë lindur në zonat e luftës, 133 qytetarë të Kosovës janë kthyer, 74 kanë vdekur dhe 195 ende mbesin atje (59 burra, 41 gra dhe 95 fëmijë).
Komisioni Evropian i bën thirrje Kosovës të bashkëpunojë me vendet e Ballkanit Perëndimor sepse “ky bashkëpunim mund të ndihmon në luftimin e kërcënimit nga terrorizmi”.
“Kosova duhet të shkëmbejë më shumë të dhëna kundër terrorizmit me Europol”, thuhet ndër të tjera në raport.
Sipas këtij raporti, agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë nuk kanë ekspertizë dhe pajisje për të hetuar raste komplekse të terrorizmit./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A