Gluteni: proteinë ngjitëse që biskotave u jep vëllim, ndërkaq bukës butësinë, gjithnjë e më shpesh është i padëshirueshëm në ushqim.
Megjithatë, me rritjen e prodhimeve, të cilat janë pa gluten, përnjëherë shumica nesh kanë problem me këtë proteinë, transmeton Telegrafi.
Në mjekësinë konvencionale konsiderohet që gluteni nuk shkakton probleme për shëndetin fizik, përveç në rastin e atyre të cilët kanë sëmundjen celiake, në të cilën sistemi i imunitetit është intolerant ndaj glutenit i cili shkakton inflamacion të stomakut dhe simptoma siç janë: fryrja, dhembja dhe diarreja, madje edhe në rast të konsumimit të vogël.
Prandaj, nëse nuk keni celiaki, nuk ka kuptim të hani prodhime pa gluten, posaçërisht për shkak se artikujt e tillë edhe deri në tri herë janë më të shtrenjtë se të zakonshmit.
Mirëpo, studimet kanë konstatuar që madje edhe atyre të cilët nuk kanë celiaki ushqimi pa gluten më shumë u pëlqen. Tani edhe ekspertët pajtohen.
Ushqimi pa gluten përmirëson simptomat te njerëzit të cilët nuk kanë celiaki, por jo për shkak që u pengon gluteni.
Në të vërtetë, studimi i paradokohshëm i Universitetit të Oslos në Norvegji ka studiuar 60 njerëz të cilët janë zgjedhur të jetojnë pa gluten, edhe pse nuk vuajnë nga celiakia.
Atyre, u është thënë të ndjekin tri regjime ushqimi gjatë shtatë ditëve: i pari ka përmbajtur gluten, tipi i dytë sheqer fruktozë, ndërkaq i treti as njërin as tjetrin.
Rezultatet kanë treguar që pikërisht sheqernat kanë shkaktuar shumë më tepër fryrje dhe simptoma të tjera gastrointestinale sesa placebo dhe gluteni.
Ky është studimi më i ri në një sërë studimesh të cilat sugjerojnë që ekzistojnë shkaktarë të tjerë nga ajo që konsiderohet ndjeshmëri ndaj glutenit.
Pikërisht, hulumtimi tregon që njerëzit të cilët jetojnë pa gluten pa qëllim eliminojnë shkaktarin e vërtetë nga ushqimi i tyre, gjë që çon në përmirësimin dramatik të simptomave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles