“Pa me shau poçari rëndë turqisht/ unë shqip ja ktheva n’men i rash/ për çudi, poçari nuk u ligsht/ veç dy pika lot në sy ja pashë.”
Ka shumë gjasë, që kryeparlamentari të kalojë në “Vetëvendosje”! Po u jep përparësi produkteve vendore. Po shan shqip! Ju kujtohet, “Kënga e poçarit”?
Në Stamboll, aksidentalisht thyet një poç në një dyqan poçarie. Pastaj pason një sharje turqisht dhe malli i mërgimtarit rrjedh sikur uji kur derdhet nga poçi i thyer. “Aman, më shaj edhe njëherë, shqip”, lutet ai.
Më shaj shqip, sikur lutet edhe opozita…! Dikur na shanin serbisht, turqisht dhe në gjuhët e ndryshme të rajonit dhe botës. Bazuar në analizat gjenetike te popujt e Ballkanit, duket se gjërat nuk kanë mbetur vetëm në të shara, por… anash historinë. Fillova të flas për një këngë, një ideologji dhe një kulturë debati në Parlament. Tash, kulturë i thonë edhe kur nuk është kulturë.
Nëpër shekuj na vranë, na përdhunuan, na rrahën, na shanë dhe krejt këto si duket po shpërfaqen edhe në gjenet e politikës tonë sadomazohiste. Por, lezetin e të sharit shqip, opozita, sidomos një pjesë e saj, po e përjeton veç tani, dhe atë nga niveli ma i lartë. Kjo ka marrë përmasa aq të dukshme, sa edhe nxënësit në shkollë, kur shajnë, i qortojnë: “Mos shaj fëlliqtë, se këtu nuk është Parlament”!
Por, ju mos u dëshpëroni, me parlamentin. Ka edhe më keq se Parlamenti i Kosovës. Janë komentet me porosi nga mercenarë të politikës, në media, rrjete sociale, transmetime të drejtpërdrejta. Ata zakonisht nuk kanë argumente, por kujt i duhen argumentet. Nuk paguhen të argumentojnë. Shajnë, fëlliqtë, me nënë, me babë, motër e vëlla, pa dallim gjinie edhe pse faji i vetëm i “robëve” tu, është se janë të lidhur me ADN me ty.
Pas kalimit të “demarkacionit”, nuk po dihet se në çka po ngjet parlamenti. Opozita ka mbetur pa armë, dhe po shanë politikisht, e pozita po shanë “robtë”!
Problemi nuk është krejt i ri. Para disa viteve, në njërën nga kolumnet e mija të pata shtruar dilemën me rëndësi shtetërore dhe nacionale, se cila sharje është më e rëndë: ta quash dikë kriminel, apo ta shash me shprehjen tradicionale, gati fëmijërore “ma hangsh…”! Përfundimi im, asokohe, sado që nga kjo perspektivë edhe mund të duket naiv, ishte se është më e rëndë t’i ti thuash dikujt kriminel. Në një shtet normal ku krimi është i dënueshëm, mund edhe të kesh edhe pasoja serioze ligjore nëse i thua dikujt kriminel, pa fakte dhe dëshmi.
Ndërkohë, e dyta, pra ta shash dikë me “ma hangsh…”, mbetet në domenin e (jo)edukatës personale të një individi. Nuk e kap ligji këtë sharje;nëse nuk turpërohet vet, s’ke çfarë i bënë. Veç me Kanun…!
Plot merita, për këtë atmosferë publike, ekzotike dhe erotike, janë mediat publike dhe ato “publiko-private” të cilat që nga paslufta i servilosen politikës, sikur të ishin “robtë” e saj. Epo, kur politika të shajë” robtë”, ti shaja mediat. E sheh si vlon kazani pastaj. Veç shfleto portalet dhe rrjetet sociale dhe kënaqu. Pastaj këndoje refrenin e këngës së poqarit:
“Vazoja nga dora se ç’më ra/ dhe m’u bë njëzet e pesë copë/ m’erdhi rrotull deti Marmara …”
Nuk ka mbet rrugë tjetër, veçse opozita duket të ndjek shembullin e poçarit. Duhet të shkojë e të përqafojë secilin që e shanë, e t’i thotë: “Shaj shqip, vëlla! Shaj, prapë! Në Parlament, në rrjete sociale, në telefon. Shaj me nënë, me babë, me fëmijë në djep. Shaj me të gjallë e të vdekur! Me ‘rob’ shaj, përmblidhe me një fjalë”!
Tash edhe opozita është shpesh paturpësisht agresive, deri në ndjellje lotësh dhe shpesh përplot dhunë, ndërsa pozita ka zgjedhur të jetë paturpësisht vulgare duke i shndërruar foltoret e Parlamentit në rrugë qorre të politikës kosovare, ku me fjalor rrugaçësh po shahen kundërshtarët politikë dhe krejt kjo pastaj bartet edhe në rrugë, kafene, në rrjete sociale, nëpër universitete, akademi, biblioteka… Veç në shtrat duket se jo, sepse nataliteti me të cilin krenoheshim, dikur, ka ra dukshëm.
Në Parlament, në vend se të debatohet për tema politike dhe për probleme reale, debatohet për tema “madhore” se kush e shau këndë, apo kush ja jep kujt, e kush ja merr kujt. Pastaj kjo përflitet edhe komentohet nëpër media sikur lajm sensacional. Mjafton të keni parasysh imagjinatën e bujshme popullore për deputetët e vet milionerë, të cilët ende nuk janë mësuar me pasurinë dhe fuqinë e tyre politike. Bill Gates, për shembull, ka kohë që e ka kuptuar se pasuria nuk është gjithçka. Zuckerberg sapo ka filluar të kuptojë. Këta tonët tek duhet të mësohen …!
Nejse, llafi ka të bëjë me klasën tonë politike që jeton nga aktrimi, në Parlament. Pra, duhet kohë. Duhen gjenerata! Duhet shtet, e shtet nuk ka! Duhet ligj, e ligje nuk ka! Deputetët nuk i votojnë ligjet të cilat e rrezikojnë këtë parajsë për të pangopurit dhe të papërgjegjshmit.
Sa për popullin, mos u brengosni. Populli do të mbijetojë. Populli, pa e lëvizur as qerpikun, ndërron kanalin nga ai publik në kanalet e koduara, dhe pas disa pompave, kthehet shpejt në bankat e Parlamentit, te pornopolitika, pa e vërejtur fare dallimin.
Ky është veç kulmi i një koncepti, vulgar, të debatit politik. Në historinë tonë më të re parlamentare, ishte periudha e vezëve kur fitonte ai që gjuante më saktë, pastaj pasoi periudha e gazit lotsjellës prej pafuqisë për me ndalë vendimmarrjen arbitrare e cila për tema nacionale vendoste pa përfillur vullnetin e opozitës.
Përfundimisht, kryesisht prej pafuqisë për të argumentuar erdhi edhe periudha e sharjeve, ku pozita doli të jetë më e kualifikuar dhe shante më fëlliqtë, kështu që doli fituese disa herë.
Por, po mbyllim, me kaq. Teksti, i këngës së poçarit mbyllet mirë! Ndoshta kështu do të duhej të mbyllej edhe histeria e vulgaritetit në Parlament. Apo ndoshta kjo nuk ishte kënga e duhur, për ta hapur dhe mbyllur këtë kolumne. Megjithatë, ndërkohë që ju po e vlerësoni, tashmë unë po e “këndoj” për ju edhe njëherë refrenin, të cilin ja rekomandoj opozitës:
“Vazoja nga dora se ç’më ra/ dhe m’u bë njëzet e pesë copë/ m’erdhi rrotull deti Marmara… më shaj shqip edhe njëherë ”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos