LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi kërkon nga anëtarët e rinj të KSHC të jenë kredibil në vendimmarrje

Bytyqi kërkon nga anëtarët e rinj të KSHC të jenë kredibil në vendimmarrje

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim njoftues anëtarët vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të cilët sot u ratifikuan nga Kuvendi i Kosovës për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë që kanë në të ardhmen.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka theksuar se në këtë takim kanë diskutuar për thirrjen sa më parë të mbledhjes konstituive në mënyrë që sa më shpejtë të zgjidhen organet drejtuese.

“Kërkova nga anëtarët e rinj të KShC-së, që të jenë në nivelin e duhur të obligimeve dhe përgjegjësive që kanë, që me përkushtimin profesional dhe angazhim të pavarur, të jenë kredibil në vendim marrje për të ndikuar në mënyrë sistematike në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe imazhin e AKA-së në përgjithësi , por krahas kësaj nuk do të mungojë edhe mbështetja nga MAShT”, ka shkruar Bytyqi.


Postimi i plotë:

Sot, prita në takim njoftues anëtarët vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të cilët sot u ratifikuan nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë që kanë.

Kam uruar anëtarët e rinj të KSHC-së dhe theksova se ratifikimi i tyre në Kuvend është shumë domethënës për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Falënderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës për angazhimin e tyre në këtë proces si dhe gatishmërinë për ta futur si pikë të parë të rendit të ditës për diskutim, me çka edhe u kuptua rëndësia dhe pesha e kohës për ratifikimin e Këshillit. Falënderoj edhe shoqërinë civile për kontributin e saj në këtë drejtim.

Në këtë takim kemi diskutuar për thirrjen sa më parë të mbledhjes konstituive në mënyrë që sa më shpejtë të zgjidhen organet drejtuese. Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe takimi Asamblesë së ENQA-s që do të mbahet më 19 prill 2018, në Spanjë dhe rëndësia që ky takim ka për Agjencinë Kosovare të Akreditimit.

Kërkova nga anëtarët e rinj të KShC-së, që të jenë në nivelin e duhur të obligimeve dhe përgjegjësive që kanë, që me përkushtimin profesional dhe angazhim të pavarur, të jenë kredibil në vendim marrje për të ndikuar në mënyrë sistematike në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe imazhin e AKA-së në përgjithësi , por krahas kësaj nuk do të mungojë edhe mbështetja nga MAShT. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori