Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, tha sot se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po e udhëheq politikën e jashtme në atë mënyrë që të gjithë atyre që do të mund ta dëmtojnë po u jep gjithçka që i kërkojnë, “por kërkesa e amerikanëve që ta dorëzojë Kosovën do t’i shpërthejë në fytyrë, sepse nuk po di si ta zgjidh këtë problem”.
Jeremiq tha se presidenti Vuçiq ua ka premtuar amerikanëve Kosovën në OKB, por problemi i tij është se si ta bëjë këtë.
Në një tribunë në Novi Sad, siç raporton “Beta”, Jeremiq tha se Vuçiqit nuk po i konvenon vetëm kërkesa e amerikanëve për t’ia dorëzuar Kosovës karrigen në OKB, përcjell Telegrafi.
“Amerikanët kërkojnë nga Vuçiqi për ta anëtarësuar Kosovën në OKB dhe i bëjnë presion që, duke nënshkruar të ashtuquajturën marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Prishtinën, nga Rusia të kërkojë të mos e bllokojë këtë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Jeremiq.
Jeremiq pohon se Vuçiq u përpoq të ofronte një shkëmbim territoreve, por u kundërshtua. “U kundërshtua për shkak se tashmë kishte premtuar anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe për këtë premtim atij iu lejua të instalonte pushtet terrorizues dhe t’i ngulfat mediat”, tha Jeremiq.
Jeremiq, i cili është ish-ministër i Jashtëm i Serbisë dhe ish-kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha se amerikanët janë mjaft seriozë kur kërkojnë diçka dhe janë edhe më seriozë kur iu premtohet diçka dhe vijnë pas asaj që u është premtuar prej kohësh.
“Atëherë ata [amerikanët] dinë të jenë shumë të papërshtatshëm. Vuçiç e di mirë këtë, sepse ishte në pushtetin i cili çoi në bombardimet e NATO-s. Problemi i Kosovës, Vuçiqit do t’i shpërthejë në fytyrë, sepse nuk ka zgjidhje të mirë – nëse e dorëzon Kosovën, ai do të hapë kutinë e Pandorës për veten e tij në Serbi, e nëse refuzon të përmbushë premtimin për ta dorëzuar, ai do të humbë përkrahjen e Perëndimit”, tha Jeremiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?