LAJMI I FUNDIT:

Dikur mbushej me vizitorët që donin t’i shihnin statujat e dinozaurëve, sot një ‘park fantazmë’ (Foto)

Dikur mbushej me vizitorët që donin t’i shihnin statujat e dinozaurëve, sot një ‘park fantazmë’ (Foto)

Imazhet e frikshme, e tregojnë nga afër parkun që ndodhet në një zonë të qetë në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, që është lënë të vjetrohet me kohë.

‘Dinosaur World’ dikur ishte parku më i madh me statuja të krijesave parahistorike, që mblidhte numër enorm të vizitorëve, transmeton Telegrafi.


Prej se është hapur më 1960, parku ka pasur qindra statuja me përmasa reale të dinozaurëve dhe krijesave tjera të lashta. Por, fotografitë qe janë bërë së fundmi në hapësirën prej 260 mijë metrave katrorë, e tregojnë sikur të ketë kaluar nëpër apokalips dhe u shndërrua në ‘park fantazmë’.

Kjo është bërë temë e një serie fotografish, të eksploruesit urban Dan Ward, që ka sjellë nga afër se si duket tani.

“I kam gjetur 40 hapësira të braktisura mes Tajlandës, Afrika e Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, por kjo është më e veçanta”, ka thënë Ward.

Parku që shtrihet në pjesë malore dhe rrafshina, ka edhe një përrua në mes, duke bërë të duket sikur një vendbanim i vërtetë i dinozaurëve. Me djegien e qëllimshme të ndërtesës kryesore të Botës së Dinozaurëve, parku që për një kohë kishte probleme të konsiderueshme financiare, u mbyll përgjithmonë më 2005. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit

Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit

Interesante
Komodo, shtëpia e hardhucës më të madhe në botë - vizitorët paguajnë njëmijë dollarë për të hyrë në ishull

Komodo, shtëpia e hardhucës më të madhe në botë - vizitorët paguajnë njëmijë dollarë për të hyrë në ishull

Interesante
Kalo në kategori