LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se deri të mërkurën moti nuk do të jetë stabil, do të  përcillet me erëra dhe riga shiu të cilat vende-vende do të shndërrohen në reshje të intensitetit mesatar.

IHK njofton se në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës  së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi mbi 12 m/s.