LAJMI I FUNDIT:

Klinikës së Onkologjisë i mungojnë barnat esenciale (Video)

Klinikës së Onkologjisë i mungojnë barnat esenciale (Video)

Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK mungojnë disa nga barërat esenciale, kurse Ministria e Shëndetësisë premtoi se furnizimi do të bëhej këtë të hënë, por kjo nuk ndodhi dhe shumë pacientë u kthyen pa marrë barërat.

Problemi i furnizimit me barna në Klinikën e Onkologjisë e bën edhe më të rëndë gjendjen e pacientëve, që vuajnë nga sëmundjet e kancerit, e që marrin terpainë në këtë institucion shëndetësor.

Naxhije Juka-Skenderi  kishte ardhur nga Peja me shpresë se do të marrë barnat e nevojshme në Klinikën e Onkologjisë, por ajo u kthye duarthatë.


“Na informuan se nuk ka. Tabletat që erdha t’i marr janë shumë të rëndësishme dhe gjatë kohës sa ato mungojnë ne duhet t’i blejmë, kurse ato nuk na kompensohen”, tha Juka-Skenderi për RTV Dukagjini.

Problemin  e njëjtë me Naxhijen kanë edhe shumë të tjerë.

Drejtori i Onkologjisë, Ekrem Hyseni, beson se furnizimi do të bëhet brenda pak ditësh, transmeton Telegrafi.

“Jemi duke pritur furnizimin për tremujorit të dytë.  Ka disa produkte që tani i kemi mungesë. Sipas informatave që kemi nga Ministria e Shëndetësisë, të gjitha porositë janë proceduar dhe pritet që këtë javë të furnizohemi edhe më këto produkete”, tha Hyseni.

Ministria e Shëndetësisë në një prononcim të mëhershëm kishin thënë se këtë të hënë do të kryhej furnizimi me barna, por një gjë e tillë nuk ndodhi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Deçan – viktima në gjendje të rëndë pasi u therr me thikë

Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Deçan – viktima në gjendje të rëndë pasi u therr me thikë

Kronika e Zezë
30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

Lajme
Kurti takoi kryetarin e Leposaviqit, flasin për qeverisjen e deritashme

Kurti takoi kryetarin e Leposaviqit, flasin për qeverisjen e deritashme

Komunat
Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës

Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Kurti po largon Kosovën nga aleatët, presidentja bashkëpërgjegjëse

Haradinaj: Kurti po largon Kosovën nga aleatët, presidentja bashkëpërgjegjëse

Lajme
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

Lajme
Kalo në kategori