LAJMI I FUNDIT:

BE paralajmëron masa për rritjen e sigurisë kibernetike

BE paralajmëron masa për rritjen e sigurisë kibernetike

Bashkimi Evropian (BE) bëri të ditur se do të ndërmarrë masa për rritjen e sigurisë kibernetike, duke tërhequr vëmendjen në zmadhimin e vazhdueshëm të kërcënimeve në këtë fushë.

Në mbledhjen e Këshillit të Jashtëm të BE-së që filloi në Luksemburg u vendos të ndërmerren hapa më të mëdha kundër kërcënimeve kibernetike.

Në një deklaratë me shkrim, Këshilli Evropian ka shprehur shqetësime duke thënë se shtete të treta dhe aktorë joshtetërorë kanë filluar të ushtrojnë më shumë aktivtete kibernetike për të arritur qëllimet e tyre.


BE ka marrë vendim për zgjerimin e aftësive kundër kërcënimeve kibernetike, ndërsa është e gatshme të kontribuojë në punimet për ndërtimin e ligjit dhe rregullave ndërkombëtare në këtë fushë, thuhet në deklaratë, përcjell KP.

Sipas deklaratës, është e nevojshme që të gjitha aktivitetet kibernetike të realizohen në përputhje me rregullat ligjore.

Në deklaratë, BE dënon fuqimisht keqpërdorimin e teknologjisë së komunikimit dhe informatikës, duke shtuar se sulmet kibernetike si Wannacry dhe NotPetya kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm në BE dhe humbje ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Teknologji
OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

OpenAl heq llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut të dyshuar për aktivitete keqdashëse

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori