Nikki Haley, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara paralajmëroi Presidentin sirian Bashar al-Assad se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin sulme të reja me raketa kundër regjimit të tij, nëse ai kryen një sulm tjetër me armë kimike.
Haley tha për rrjetin Fox News: “Nëse Assadi nuk e ka dëgjuar mesazhin” pas goditjes me 105 raketa të shtunën në sulmin e ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, “do ta pësojë. Do të ketë sulme të tjera. Nuk mund lejojmë as përdorimin më të vogël të armëve kimike”.
Ambasadorja amerikane tha se “është plotësisht në dorë të Assadit” nëse bëhet fjalë për një goditje të vetme nga aleatët perëndimorë në përgjigje të sulmit me armë kimike që besohet që kreu regjimi sirian një javë më parë dhe që la mbi 40 të vrarë, ose nëse do të ketë një fushatë të vazhdueshme ushtarake kundër Sirisë.
Në një intervistë për rrjetin CBS,Haley tha se të hënën do të njoftohen sanksione të reja kundër Rusisë për mbështetjen që i jep regjimit të Assadit. Sanksionet, tha ajo, do të godasin “direkt çdo kompani që ka punë me pajisjet që kanë lidhje me sulmin me armë kimike në Siri”.
Si rrjedhojë e angazhimit rus në mbështetje të Sirisë dhe kritikave të forta që Moska ka bërë në lidhje me sulmin e aleatëve perëndimorë kundër objekteve strategjike të Assadit, Haley pohoi se marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në një pikë të ulët.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se në analizën fillestare rezulton se çdo raketë e hedhur dje në mëngjes mbi Siri ka goditur objektivin e synuar, duke shndërruar në rrënoja e pluhur objekte strategjike të qeverisë siriane dhe duke shmangur viktima në radhët e civilëve.
Zyrtarët thonë se kanë bindjen se forcat qeveritare siriane kanë përdorur gaz klorin kundër civilëve javën e kaluar në Siri dhe se tani po analizojnë provat që lënë të besohet se mund të jetë përdorur edhe gaz sarin. “Provat se ka pasur sulm me armë kimike janë të pamohushme,” thanë zyrtarët ushtarakë amerikanë dje.
Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson tha për BBC-në se nuk ka plane për sulme të tjera ushtarake kundër Sirisë, por nëse regjimi sirian përdor përsëri armë kimike, aleatët mund të shqyrtojnë mundësinë e goditjeve të tjera.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca hodhën 105 raketa kundër tre objekteve të programit të armëve kimike siriane: një në kryeqytetin e vendit, Damask, dy të tjera në Homs, pranë kufirit me Libanin. /VoA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Trump thotë se nuk ka të mbijetuar pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Vazhdojnë protestat në Serbi, studentët nga Beogradi nisen në këmbë për Novi Sad
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale