LAJMI I FUNDIT:

Bit Pazari në Shkup i pakalueshëm për këmbësorët, tregtarët dhe veturat bllokojnë trotuaret

Bit Pazari në Shkup i pakalueshëm për këmbësorët, tregtarët dhe veturat bllokojnë trotuaret

Për të kaluar në bulevardin “Kërste Misirkov” në këmbë, duhet të ecni në mes të rrugës.

Qytetarët ankohen se nuk kanë nga të kalojnë, pasi që trotuaret janë të bllokuara nga shitësit ambulantë dhe veturat e parkuara vend e pa vend. Më të rrezikuar ndihen çiklistët, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit që shoqërojnë fëmijët e tyre me karroca, të cilët detyrohen të kalojnë në mes të korsive.

“Jeni duke e parë vetë situatën. Trotuaret janë të uzurpuar nga veturat, s’kemi nga të kalojmë. Jemi të detyruar të dalim në korsinë e dytë, gjë që nuk duhet bërë, por nuk kemi ç’të bëjmë”.


“Nuk ka korsi për çiklistë, nuk është bërë dhe nuk mund të vozisim lirshëm. Mënyra e vetme është të dalim në mes të rrugës. Jemi të detyruar, sepse edhe vet po e shihni se nuk kemi ku të vozisim. Mendoj se duhet të ketë më shumë kontrolle policore, t’i largojnë këto vetura dhe të bëhet një korsi e bukur për biçikleta”, u shprehën disa qytetarë.

Nga ana tjetër edhe shitësit ambulantë thonë se janë në hall të madh, sepse nga aty e sigurojnë kafshatën e bukës.

“Po të kishim kushte ne nuk do të rrinim këtu. Shteti nuk është i aftë për 25 vjet të më gjejë vendin e punës. Unë si do ta ruaj familjen 5 antarëshe? Me çfarë? Me ndihmë sociale 3500 denarë?”, tha një shitës.

Ata shumë shpejt duhet t’i lirojnë trotuaret nga të cilat sigurojnë të ardhurat e tyre. Vendimi për një gjë të tillë u ka ardhur nga Qyteti i Shkupit, Komuna e Çairit dhe “Esnafi i Shkupit”

“Ata të cilët do të vazhdojnë që të shesin nëpër rrugët dhe trotuaret, do të dënohen në pajtim me Ligjin nga ana e Inspektoratit shtetëror të tregjeve, DAP dhe MPB – Shkup” – Qyteti i Shkupit, Komuna e Çairit dhe “Esnafi i Shkupit”.

Nga Komuna e Çairit thonë se po punohet me intensitet të lartë që të gjendet një zgjidhje më e mirë për të gjithë, që sa më shpejtë të fillojnë edhe punimet e bulevardit në atë zonë./tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori