LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shënon rënie numri i filloristëve, rreth 36 mijë vende të lira në shkollat e mesme

Maqedoni, shënon rënie numri i filloristëve, rreth 36 mijë vende të lira në shkollat e mesme

Numri i nxënësve që mbarojnë arsimin fillor në vend po shënon rënie, bëjnë të ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kjo sipas tyre është një lehtësim për regjistrim në shkolla të mesme të vendi, ngase çdo semi maturant mund të bëjë përzgjedhje se ku dëshiron të vazhdojë shkollimin e mesëm.

“Në gjuhën shqipe numri i atyre që përfundojnë klasën e 9 dhe që parashihen të regjistrohen në vitin e ardhshëm shkollor sillet 6 mijë e 581 nxënës semimaturant që e përfundojnë tani këtë vit shkollor dhe për ata janë paraparë një numër më i madhë i vendeve të lira për nxënës me mësim në gjuhën shqipe, dhe ky numër sillet 10 mijë e 20 vende të lira. Me këtë mundësi që ju kemi ofruar nxënësve me mësim në gjuhën shqipe poashtu edhe nxënësve me mësim në gjuhë të tjera ju kemi lënë mundësi që të munden të kenë hapësirë lëvizje horizontale në cilën do shkollë që ata mendojn se mund të regjistrohen”, tha këshilltari për politikat arsimore, Safet Neziri.


Ai më tej shtoi se paralelet janë caktuar konform kërkesave që i bën pushteti lokal, respektivisht themeluesi i shkollave fillore dhe atyre të mesme.

Për regjistrim në vitin shkollor 2018-2019 afati i parë i regjistrimit do të jetë në qershor kur janë paraparë dy paraqitje, me 18 dhe 19 qershor dhe paraqitja e dytë më 28 qershor, deri kur pritet edhe regjistrimi i 99% e nxënësve.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 31 mars publikoi konkursin për regjistrimin e nxënësve në të gjitha shkollat e mesme publike. Në këtë konkurs në nivel shtetëror janë paraparë 35 mijë e 921 vende, mbi 10 mijë prej të cilëve për nxënësit me mësim në gjuhën shqipe.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori